Aktivitetet

E premte, 7 shtator 2018

MBËSHTETJA E FRANCËS NË KOHË TË RËNDËSISHME PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË 

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës u takua me Olivje Kadik, senator në Senatin francez dhe përfaqësues i shtetasve të Francës që jetojnë jashtë Republikës së Francës. Senatorin Kadit e shoqëroi ambasadori francez në vendin tonë, SH.T. Kristian Timonie. 

Kryetari i Grupit parlamentar, Pançe Ivanov dhe anëtarët e Grupit shprehën falënderim për vizitën dhe mbështetjen nga një vend i fuqishëm siç është Franca, në kohëra kaq të rëndësishme, në të cilat caktohet fati i Republikës së Maqedonisë. 

Në vizitën e tij të parë në vendin tonë, si pjesë e turneut të tij javor në Ballkan, si evropian i bindur, senatori Kadik theksoi se angazhohet për anëtarësim sa më të shpejtë të këtij rajoni në BE. Ai theksoi se është i vetëdijshëm se Marrëveshja me Greqinë nuk është e përkryer, por megjithatë, duhet të shihet si vizion, sepse destinacioni është shumë më i rëndësishëm sesa rruga deri në të. 

Nga ana tjetër, u theksua se duhet të binden edhe qytetarët e vendeve evropiane se eurointegrimi i Republikës së Maqedonisë është i mirë edhe për BE-në, ndërsa qytetarët e Maqedonisë do të kenë përfitime konkrete nga gjithë kjo. 

Në lidhje me referendumin, të pranishmit u pajtuan se qytetarët duhet të prononcohen lirshëm për këtë çështje të prekshme dhe të dhimbshme, dhe të respektohet dhe pranohet mendimi i tyre. 

Për vendin tonë pason një periudhë e vazhdimit të reformave, sepse, krahas problemit aktual për zgjidhjen e çështjes së emrit, ballafaqohemi edhe me shumë probleme tjera të cilat duhet të zgjidhen, si gjyqësori, administrata, ekonomia, papunësia dhe shpërngulja e të rinjve. 

Senatori dhe ambasadori francez shprehën mbështetje dhe ndihmë të fuqishme për përmirësimin e perceptimit në Francë. Ato e lajmëruan vizitën e deputetëve francez që janë pjesë e Grupit për miqësi Francë-Ballkan, gjë që do të mundësojë bashkëpunim më konkret dhe vizitë në Paris në një të ardhme të afërt.  

Click