Aktivitetet

E premte, 31 gusht 2018 

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 14-të, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësinë dhe zhvillimin rural, i propozuar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Tatjana Prentoviq.  

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të deputetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm Bllage Cvetkoviq, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i cili i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin është parashtruar një amendament për nenin 2 nga deputetja Tatjana Prentoviq, të cilit iu bashkëngjitën edhe deputetët Mira Stojçevska dhe Dime Vellkovski. 

Komisioni e shqyrtoi amendamentin dhe me 5 vota "për" dhe 2 "kundër" e miratoi amendamentin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët Dimitar Stevananxhija, Nikolla Micevski dhe Zhaklina Peshevska, të cilët theksuan se për opozitën zgjidhja e propozuar ligjore është e papranueshme dhe tërheq implikime financiare, se nga njëra anë Qeveria angazhohet për zvogëlimin e administratës publike, e nga ana tjetër krijon vende të reja pune në administratë. Ato sugjeruan se më mirë do të jetë që paratë e paraparë për emërimin e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësinë dhe zhvillimin rural, të riorientohen te bujqit për grumbullimin e prodhimeve bujqësore ose masa tjera në dobi të tyre. 

Pas diskutimit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Click