Aktivitetet

E premte, 23 nëntor 2018 

MBLEDHJA E KLUBIT TË DEPUTETEVE PËR ASPEKTIN GJINOR DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE  

Klubi i deputeteve në bashkëpunim me UNDP-në, për herë të parë në Kuvendin inicioi lidhje e të dy çështjeve të rëndësishme - aspekti gjinor dhe ndryshimet klimatike. 

Në Dhomën e fermave, koordinatorja e klubit të deputeteve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Gjulumser Kasapi, kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, Daniella Rangellova, si dhe përfaqësuesit e UNDP-së, NDI-s, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale diskutuan se si komisionet dhe trupat zyrtare në Parlamentin mund të japin kontribut të tyre në ndërmarrje më të madhe të veprimeve të orientuara në zbutjen dhe uljen e ndryshimeve klimatike dhe vulnerabilitetit të meshkujve dhe femrave nga ndryshimet klimatike. 

Konkluzion kryesor në mbledhjen ishte se kjo problematikë meriton vëmendje më të madhe, dhe me atë qëllim, më 3 dhjetor në Kuvend, do të organizohet debat publik me temë: Aspekti gjinor i ndryshimeve klimatike. 

Me atë zyrtarisht do të shënohet edhe fillimi i Konferencës për ndryshime klimatike (COP24), ku kjo problematikë fiton rëndësi gjithnjë më të madhe.   

Click