Aktivitetet

E martë, 24 prill 2018

MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE PËR RAPORTIN PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Sot në Sallën e Madhe të Kuvendit u mbajt mbledhja me rastin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. 

Me mbledhjen kryesoi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi i cili njëkohësisht edhe e hapi mbledhjen. 

Grubi theksoi se ky rekomandim, megjithëse nuk është i pari, doemos duhet të jetë i FUNDIT. 

Megjithatë, Grubi në fjalimin e vet theksoi se për rekomandimin e 8-të me radhë kemi arsye të gëzohemi sepse kësaj here, është më ndryshe se 7 rekomandimet e mëparshme. Kjo për shkak se kësaj here, edhe ne edhe Brukseli vrapojmë bashkë në hap të njëjtë drejt qëllimit.  Gjithë shoqëria jonë, pozita dhe opozita, të rinj dhe pleq, femra dhe meshkuj, maqedonas, shqiptarë dhe të gjithë të tjerët, i vënë në pritje nevojat dhe kërkesat e tyre për rroga më të larta, shëndetësi më të mirë, standard më të lartë, sepse panë që viti 2018 është vit vendimtar për shtetin tonë dhe vendet e Evropës Juglindore, theksoi Grubi.

"Përfundimisht mësuam" tha Grubi, duke shtuar se në mënyrën më të vështirë të mundshme mësuam se nuk mund të përparojmë përmes torturës ose improvizimit të procesit demokratik. 

Në fjalimin e vet u përqendrua edhe në miratimin e të gjitha ligjeve reformuese, së bashku me opozitën, në mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme, u zgjodh prokuror i ri publik dhe gjykatës kushtetues, u nënshkrua dhe u ratifikua Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bulgarinë, u finalizua pjesa normative e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe përfundimisht, jemi në rrugë të mirë për zgjidhjen e denjë dhe reciprokisht të pranueshme për çështjen e emrit me çka e kthyem besimin te 28 vendet e BE-së dhe 29 vendet e NATO-s në rrëfimin e suksesshëm të quajtur Maqedonia Euroatlantike.

Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Samuel Zhbogar para Forumit reprezentativ e prezantoi Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë. “Kemi rekomandim të pastër dhe të pakusht, kjo është për t'u inkurajuar”, theksoi ambasadori Zhbogar.

Zhbogar hollësisht e prezantoi Raportin, me ç'rast konstatoi, se vendi e tejkaloi krizën më të madhe politike nga viti 2001, përmes vendosjes së qeverisë së re reformuese, kurse shteti i robëruar u lirua me sistemin e kontrollit dhe bilancit, përmes përforcimit të demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

Ambasadori hollësisht u përqendrua edhe në reformat në sferën e jurisprudencës, reformat në administratën publike, korrupsionin dhe pavarësinë e medieve. Një përqendrim të veçantë kishte në avancimin e politikave për fqinjësi të mirë, duke vlerësuar se janë marrë hapa vendimtarë në këtë drejtim, duke e theksuar Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bulgarinë, si dhe duke theksuar se “Çështja me emrin duhet urgjentisht të zgjidhet”. Theksoi se reformat duhet të vazhdojnë dhe se të gjitha palët duhet të marrin pjesë në këtë projekt.

Në mbledhje fjalim pati edhe z. Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Zaev shprehu kënaqësi që për herë të dytë e ka mundësinë të mbajë fjalim në Komisionin për Çështje Evropiane dhe të japë kontributin e vet në debatin në lidhje me Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Zaev vlerësoi se me marrjen e rekomandimit të pakushtëzuar dhe kristalor për fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë, do të thotë se vendi e ka përmbushur kriterin politik themelor për anëtarësim në BE, gjë që duhet të mundësojë fillim të negociatave për anëtarësim.

Theksoi se meritën më të madhe për zbatimin e suksesshëm të proceseve reformuese e kanë qytetarët e Maqedonisë. Në këtë kontekst tha se qytetarët e dinë se me këtë proces të afrimit dhe anëtarësimit në BE sigurohen standarde evropiane në punën e institucioneve dhe shërbime më të mira për qytetarët.

Kryeministri Zaev në fjalimin e vet potencoi se tani është koha të gjithë t'i japin potencialet e veta në eurointegrime dhe të tregohet se ndajmë vlera evropiane, si dhe se Komisioni na vërtetoi se jemi në rrugën e vërtetë si dhe se na e hapi derën drejt familjes së BE-së.

Pikëpamje përfundimtare në mbledhje dha z. Daniel Server nga Universiteti "Xhon Hopkins" në Uashington. z. Server me një vlerësim analitik, akademik dhe gjeostrategjik të marrëdhënieve në vendet e Evropës Juglindore, marrëdhënieve në Bashkimin Evropian dhe më gjerë në marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë dha kontribut të vetin në lidhje me shqyrtimin e Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë.

Profesori Server u përqendrua në finalizimin normativ të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si kontribut shtesë në përforcimin e Republikës së Maqedonisë në përpjekjet e saj drejt integrimit evropian.

“Për një vend nuk ka gjë më të rëndësishme se ajo t'i lejojë popullit të ndihet i lirë, se ai i takon atij vendi”, deklaroi z. Server, duke shtuar se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve vendi do të bëhet më unik dhe më koheziv.

Shpreson se do të gjendet zgjidhja për kontestin dydekadësh për emrin, por theksoi se Republika e Maqedonisë edhe pa arritjen e zgjidhjes për këtë çështje, duhet të bëhet anëtare e NATO-s, si dhe të fillojë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me qasje shumë të hapur, para pjesëmarrësve të Forumit konkludoi se aderimi i Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatlantike është zgjidhje e qëndrueshme e cila do të kontribuojë në stabilitetin në këtë vend, por edhe do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit dhe më gjerë.

Në mbledhje fjalim të tyre patën edhe koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend, z. Tomisllav Tuntev, z. Ejup Alimi, z. Afrim Gashi dhe znj. Nevenka Stamenkovska, deputete e VMRO-DPMNE-së të cilët e treguan qëndrimin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në lidhje me këtë çështje të rëndësishme.

Në diskutimet e tyre ishte përshëndetur rekomandimi i pastër, i cili vendit i hap perspektivë evropiane. Pastaj, i përbashkët ishte konstatimi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është interes strategjik i Maqedonisë dhe se ekziston konsensus politik dhe mbipartiak në lidhje me këtë çështje. Në këtë kontekst u thanë vërejtjet për shkallën e realizimit të reformave evropiane, të shkelura nëpër prizmin e qëndrimeve të pozitës dhe opozitës në vend.

Mbledhja përfundoi me miratimin e Konkluzioneve të Përbashkëta.

Click