Aktivitetet

E martë, 5 nëntor 2019

MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT 

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e mbajti vazhdimin e dytë të Mbledhjes së dhjetë në të cilën u shqyrtua përmbajtja e Propozim-konkluzioneve që dolën nga debati publik me temë:  Gjendja me të drejtat e njeriut në institucionet ndëshkimore përmirësuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga Raporti i Grupit të Punës të Komisioni për vizitë në institucionet ndëshkimore përmirësuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Me mbledhjen kryesoi Fadil Zendeli, kryetar i Komisionit dhe për vërejtjet nga anëtarët e Komisionit vendosën njëzëri të miratohen Konkluzionet e Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, me të cilat duhet të njoftohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e

Drejtësisë, MPPS-ja, MSH dhe DES dhe të gjitha institucionet e prekura dhe të njëjtat duhet të publikohen në ueb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.      

Click