Aktivitetet

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Mbledhja e Njëmbëdhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen nr. 11, të mbajtur ditën e kaluar, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar i shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, i parashtruar nga deputetët Dime Vellkovski, Ejup Alimi dhe Tomisllav Tuntev;

2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të propozuesit të autorizuar i pranishëm ishte deputeti Dime Vellkovski i cili gjithashtu e arsyetoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim.

Kryesuesi i Komisionit, z. Vellkovski, i njoftoi deputetët që në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Propozim-ligjin e dorëzoi në procedurë të mëtejme kuvendore.

Gjithashtu, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe Komisioni Juridik Ligjvënës e shqyrtuan Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor dhe debatuan për amendamentin për nenin 1 për ndryshimin e paragrafit (3) të parashtruar nga deputetët Dime Vellkovski, Bllagojçe Tërpevski dhe Tomisllav Tuntev.

Për Propozim-ligjin është përpiluar Propozim i plotësuar në të cilin është inkorporuar amendamenti i miratuar nga Komisionet.

Click