Aktivitetet

E premte, 7 shtator 2018

MBLEDHJA E NJEZËTEGJASHTË E KOMISIONIT PER TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 26-të, si trup punues amë, në procedurë të shkurtuar, shqyrtoi: 

1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, i parashtruar nga: Liljana Zaturoska, Dime Vellkovski, Artan Grubi; 

2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci-Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë dhe Ohër;  

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, me procedurë të shkurtuar; I parashtruar nga: Mirosllav Jovanoviq, Dime Vellkovski, Kostadin Acevski, Tomisllav Tuntev, Aneta Simeska Dimoska, Mira Stojçevska, Bllagojçe Tërpevski, Rexhail Ismaili, Snezhana Kaleska Vançeva; 

4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga: Bllagojçe Tërpevski, Mirosllav Jovanoviq, Kostadin Acevski, Tomisllav Tuntev, Mira Stojçevska, Rexhail Ismaili, Snezhana Kaleska Vançeva, Dime Vellkovski. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve. 

Kryetarja e Komisionit, Liljana Zaturoska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për të tre Propozim-ligjet, ndërsa Komisioni pa diskutim i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për ndërtim u parashtrua një amendamente për nenin 1 nga deputetet Nikica Korubin dhe Meri Llazarova, të cilin Komisioni e miratoi me 6 vota "për" dhe 3 "kundër". 

Në diskutimin për këtë Propozim-ligj dhe në diskutimin për amendamentin morën pjesë deputetët: Ane Llashkoska, Nikica Korubin, Dime Vellkovski, Kostadin Acevski, Nikolla Micevski, si dhe ministri Dugareski.  Pas diskutimit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedure të mëtutjeshme ne Kuvendin. 

Click