Aktivitetet

E premte, 2 nëntor 2018

MBLEDHJA E NJËZETEDYTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 22-të, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore (leximi i dytë). 

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Propozim-ligjin nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.             

Komisioni për Çështje Ekonomike e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click