Aktivitetet

E enjte, 17 tetor 2019

MBLEDHJA E NJËZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Mbledhjen e 26-të, si trup punues amë, në leximin e dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte i pranishëm Bllage Cvetkoviq, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ljupço Dimovski, kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, i njoftoi deputetët se brenda afatit të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, janë parashtruar gjithsej 5 amendamente për Propozim-ligjin, dy prej të cilave janë miratuar dhe tre nuk janë miratuar.

Në debat për amendamentet morën pjesë deputetët: Ljupço Dimovski, Pavlinçe Çestojnova, Trajço Dimkov, Tatjana Prentoviq, Vesna Pemova dhe Panço Minov.

Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtejshme në Kuvend.

Click