Aktivitetet

E hënë, 3 korrik 2018

MBLEDHJA E NJËZETEPESTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 25-të, të mbajtur më 30 gusht dhe 3 shtator 2018, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, të parashtruar nga deputetët: Hari Llokvenec, Rexhail Ismaili, Agim Shaqiri, Petar Atanasov, Lidija Tasevska, Goran Milevski, Mirrosllav Jovanoviq, Aleksandar Kiracovski dhe Tatjana Llalçevska. 

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, znj. Liljana Zaturoska i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Në cilësi të përfaqësuesit të propozuesve, deputeti Aleksandar Kiracovski e arsyetoi Propozim-ligjin dhe theksoi se shtohen vetëm dy nene dhe se bëhet fjalë për Propozim-ligj urgjent që t'u mundësohet nxënësve të ndjekin mësim në vitin e ri shkollor, me të cilin do të zvogëlohen mjetet për transport të nxënësve.

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: Ane Llashkoska, Aleksandar Kiracovski, Bllagoja Depotoski, Nevenka Stamenkovska, Dimitar Stevananxhija, Liljana Zaturoska, Sllagjana Mitovska dhe Goran Milevski. 

Kryetarja e Komisionit theksoi se bëhet fjalë për zgjidhje ligjore e cila duhet të lëshohet me procedurë të rregullt, e me procedurë të shkurtuar.  Ajo theksoi se shoqëria duhet të ndërtohet në bazë të konkurrencës dhe principeve evropiane. 

Pas diskutimit, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Click