Aktivitetet

E mërkurë, 19 shtator 2018 

MBLEDHJA E PESËMBËDHJETË E KPP-RM DHE BE 

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot dhe nesër mbahet Mbledhja e 15-të e Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, e cila u hap nga bashkëkryesuesi Goran Milevski dhe Allojz Peterle. 

Milevski theksoi se BE integrimet janë prioritet strategjik i Qeverisë dhe Kuvendit, të cilat do të mbeten të përkushtuar në të gjitha hapat reformuese. Jam i bindur, tha Milevski se në periudhën që vijon do të arrihet qëllimi strategjik mbipartiak dhe mbinacional - fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, vitin e ardhshëm. Muajt e ardhshëm janë të rëndësishme edhe për marrëdhëniet me NATO-n. Përveç realizimit të reformave të kërkuara, prioritetet mbeten qasja e përkushtuar në zgjidhjen e kontestit me emrin, marrëveshja e arritur me Greqinë, zgjidhja e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bulgarinë dhe me të gjitha vendet fqinjësore. 

Në fjalimin e tij, bashkëkryesuesi Peterle shprehu kënaqësi sepse të gjithë në Republikën e Maqedonisë e ndajnë ambicien e njëjtë për integrim në BE dhe NATO. Vizitat e organizatave ndërkombëtare nuk janë presion, por mbështetje. Peterle theksoi se u mbetet qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t'u prononcuar, në të kundërtën do të duhet të presin mundësi tjera. 

Në këmbimin e mendimeve, Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, tha se ditët që i jetuam dhe vendimi para të cilit qëndrojmë drejt është shumë më i madh dhe më i rëndësishëm se betejat e ndërsjella partiake, sepse e ardhmja e përbashkët dhe prosperitare doemos duhet të na bashkojë të gjithëve. Kjo, theksoi, është e drejtë dhe obligim i çdo qytetari dhe askush nuk mund të kërkojë arsyetime. Projekti për integrim në BE në momentin e fushatës për referendum na bashkon të gjithëve në aspektin etnik. Ky projekt na bën më të fuqishëm dhe më të bashkuar dhe për herë të parë zhvillohet fushatë e përbashkët. Demonstrimi i unitetit na bën një Evropë e vogël dhe është një garanci se Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së. 

Përfaqësuesja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Kalinka Gaber, theksoi se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë është e rëndësishme, ndërsa Maqedonia tregon një praktikë të re të sjelljes ballkanike jotipike. Vendi kthehet në rrugën e eurointegrimeve, institucionet janë të liruara dhe punohet në mirëbesimin e qytetarëve. Ajo e shprehu vetëdijen për peshën e sfidës dhe për punën që na pret.   

Ambasadori Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë, në emër të Shërbimit evropian për punë të jashtme dhe Komisionit Evropian, dha porosi se në referendum qytetarët do të vendosin për rrugën drejt BE-së. Është i vetëdijshëm për vendimin emotiv dhe të rëndë, por shprehu bindje se pikërisht qytetarët do të vendosin drejt dhe ai vendim do të respektohet. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga principet e BE-së dhe në atë kontekst Zhbogar e përshëndeti Marrëveshjen me Bulgarinë dhe Marrëveshjen me Greqinë. Duam ta shohim Republikën e Maqedonisë në BE dhe NATO si anëtare e barabartë, theksoi ambasadori Zhbogar. 

Në vazhdim, të pranishmit në Mbledhjen e 15-të të KPP-së folën për rezultatet e Planit 3-6-9 dhe Planit 18. Në fokusin e diskutimeve ishin reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, puna e PPS-ja, reformat zgjedhore dhe reformat në sistemin e zbulimit. 

Click