Aktivitetet

E premte, 17 maj 2019 

MBLEDHJA E TRIDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të 39-të, si trup punues amë, shqyrtoi: 

  • Raportin vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2018. 
  • Raportin vjetor për punën e Agjencisë së postave për vitin 2018.

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor ishte i pranishëm drejtori, Borçe Erkeçov, ndërsa Raportin vjetor e arsyetoi anëtari i Këshillit drejtues, Sejdin Abazi. 

Në diskutimin morën pjesë deputetët: Zoran Ilioski, Liljana Zaturoska, Dime Vellkovski dhe anëtari i Këshillit drejtues Sejdin Abazi. 

Deputeti Zoran Ilioski theksoi se duhet t'i kushtohet vëmendje më të madhe këtij lloji të komunikacionit, sepse pikërisht transporti hekurudhor është shenjë për zhvillimin e një shteti dhe njëkohësisht theksoi se duhet të investohet në infrastrukturën hekurudhore dhe në rritjen e numrit të udhëtarëve që transportohen. 

Kryetarja e Komisionit Liljana Zaturoska theksoi se edhe në këtë Raport për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2018 janë vërejtur vërejtjet e njëjta nga ana e udhëtarëve dhe nuk është anuluar asgjë nga vërejtjet në raportet paraprake.  Njëkohësisht bëri apel që në të ardhmen Raportet vjetore të Agjencisë të mos jenë me përmbajtje të njëjtë, për shkak se transporti hekurudhor duhet të jetë arteria kryesore në një shtet. 

Deputeti Dime Vellkovski theksoi se mangësitë dhe problemet e vërejtura nuk datojnë vetëm nga kjo periudhë, por se ato ekzistojnë që më parë dhe përkujtoi se investimet nuk janë në Agjencinë për rregullimin e sektorit hekurudhor sepse ajo bën vetëm mbikëqyrje dhe e theksoi qëndrimin se Raporti vjetor për vitin 2018 do të mbështetet nga LSDM-ja me koalicionin.  Në fund të diskutimit dha konkluzion se duhet të punohet në tërheqjen e investimeve. 

Anëtari i Këshillit drejtues Sejdin Abazi në lidhje me vërejtjet se duhet më shumë kohë dhe punë për përmirësim të gjendjes dhe nevojave reale. Në fund të diskutimit, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji me 5 vota “pro” dhe 3 vota “të përmbajtur” i propozoi Kuvendit të sjellë Vendim për miratimin e Raportit vjetor për punën e Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2018. 

Në mbledhjen në cilësi të përfaqësuesit të Agjencisë së postave ishte e pranishme Biljana Avramoska-Gjoreska dhe e arsyetoi Raportin vjetor për punën e Agjencisë së postave për vitin 2018. 

Në diskutimin për Raportin vjetor për punën e Agjencisë së postave, mori pjesë deputeti Bllagoja Despotoski i cili sugjeroi se Agjencia e postave doemos duhet vazhdimisht të synojë përmirësim të punës. 

Click