Aktivitetet

E premte, 23 shkurt 2018

Mbledhje konstitutive e Grupi Ndërpartiak Parlamentar për të Drejtat e LGBT personave

Sot Grupi Ndërpartiak Parlamentar për të Drejtat e LGBT personave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbajti mbledhje konstituive. Qëllimi i grupit është të përfaqësohet për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të LGBT personave në Republikën e Maqedonisë.

Për koordinatore unanimisht është zgjedhur deputetja Maja Moraçanin nga RDM-ja, ndërkaq për zëvendës-koordinator u zgjodh Pavle Bogoevski, deputet i pavarur, të cilët mbajtën edhe fjalimet e tyre përshëndetëse.

Në Grupin Ndërpartiak Parlamentar për të Drejtat e LGBT personave bëjnë pjesë gjithsej 13 deputetë prej partive të ndryshme politike: Maja Moraçanin nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, Pavle Bogoevski, deputet i pavarur, Branko Manoillovski nga Bashkimi Demokratik për integrim, Liljana Popovska, nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, Irena Stefoska dhe Ivana Tufekgjiq deputete të pavarura, Petar Atanasov, Jagoda Shahpaska, Aleksandar Kiracovski dhe Sllavica Shumanska-Miteva nga Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë, Juliana Nikollova dhe Nikica Korubin nga Partia Liberal Demokratike dhe Sonja Mirakovska nga Partia e Re Socialdemokratike.

Krahas deputetëve, në takim të pranishëm ishin përfaqësues të sektorit joqeveritar të kësaj fushe dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Dragana Dërndarevska nga Koalicioni Margini, mbajti prezantim për temën “Vlerësim i diturive, qëndrimeve, nevojave dhe praktikave të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në lidhje me të drejtat njerëzore të LGBTI personave dhe mbrojtjes nga diskriminimi”.

Click