Aktivitetet

E enjte, 20 shtator 2018

MEDIAT DHE MARRËDHËNIET E MIRA FQINJËSORE - TEMA NË MBLEDHJEN E 15 KPP BE-RM

Në vazhdimin e 15 Mbledhja e Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian u këmbyen mendime për dy tema aktuale: Gjendja në media dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal.

Gjendja në media është çështje e cila asnjëherë nuk guxon të harrohet ose injorohet, tha deputetja Zhaklina Llazarevska. Ajo foli për periudhën e kaluar kur u mbyllën  media dhe për financimin  nga ana e  Qeverisë përmes reklamave. Në Raportin e  "Reporter pa Kufij" për vitin 2017, është theksuar përmirësim  i caktuar, por jo i mjaftueshëm, RTVM ende i shërben VMRO-së. Gjendja tani fillon të ndryshohet. "Fridom haus" për herë të parë shënon përmirësim pas vitit 2010. Ajo që është e domosdoshme është legjislacion i ri, e cila frenohet  nga opozita theksoi Llazarevska.

Ejup Alimi theksoi se dy marrëveshjet, me Bullgarinë dhe Greqinë, tregojë guxim dhe udhëheqje. Me atë është drejtuar mesazh se marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë të rëndësishme për proceset euroatlantike dhe duhet çështjet e hapura të zgjidhen me dialgon dhe marrëveshje.

Nënkryetari i Parlamentit Evropian Dimitrios Papadimulis kujtoi se çështja e emrit  zgjati me vite dhe Marrëveshja e Prespës solli dinamikë të re në  marrëdhëniet. I  uroi dy kryeministrat dhe ministrat e Punëve të Jashtme për guximin dhe besimin e tyre në  të ardhmen e  përbashkët evropiane. I ftoi deputetët nga të gjithë partitë politike t'i tejkalojnë dallimet në interes të së ardhmes. Patriotizmi, tha, nuk do të thotë nacionalizëm. Maqedonia dhe Greqia mund të jenë model pozitiv për pajtim dhe bashkëpunim në Ballkan.

Në fund të mbledhjes, Komiteti i Përzier Parlamentar, në pajtim me nenin 3 nga Rregullorja për Punë, drejtoi rekomandime deri te institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe të Bashkimit Evropian.

Click