Aktivitetet

E martë, 5 qershor 2018 

NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I TRETË ME RADHË I MIRËKUPTIMIT 

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Cvetanka Ivanova dhe drejtori i Qendrës evropiane për studime të sigurisë (CESS), z.  Merijn Hartog, në prezencë të ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, SH.T.  Vauter Pllomp, e nënshtroi Memorandumin e tretë me radhë të mirëkuptimit.  

Bëhet fjalë për një projekt për bashkëpunim i cili ka për qëllim përforcimin e kapacitetit për vlerësim dhe ndjekje të organizatave civile, e me atë edhe rritje të ndikimit të tyre mbi parlamentin e Maqedonisë përmes analizave kuantitative dhe kualitative. 

Projekti para se gjithash është i dedikuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe parlamentit, veçanërisht në pjesën e forcimit të përbashkët të funksioneve të tyre mbikëqyrëse. 

Për aktin e nënshkrimit sekretarja e përgjithshme Ivanova shprehu falënderim ndaj Qendrës evropiane për studime të sigurisë, e veçanërisht ndaj ambasadës holandeze, për ndihmën që e kanë dhënë për përmirësimin e funksionimit të shërbimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në veçanti u theksua gatishmëria që edhe ky Memorandum i tretë i mirëkuptimit të japë rezultate të suksesshme njëjtë si dy memorandumet paraprake. 

Ambasadori Pllomp, e njëkohësisht edhe drejtori i CESS, Merijn Hertog shprehën mbështetje të fuqishme në procesin e avancimit të Kuvendit dhe shërbimeve të Kuvendit dhe në të ardhmen t'i mbështesin të gjitha projektet lidhur me punë të suksesshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.  

Click