Aktivitetet

E enjte, 27 shtator 2018

NEVOJA PËR PËRFSHIRJE AKTIVE NË LUFTËN KUNDËR TRAFIKIMIT ME NJERËZ 

Deputeti Sashko Kostov më 25 dhe 26 shtator 2018 mori pjesë në punëtorinë parlamentare në Tiranë, të organizuar nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë dhe Fondacioni për luftë kundër trafikimit me njerëz nga Londra, Britania e Madhe. 

Tema në këtë punëtori ishte "Lufta kundër trafikimit me njerëz", ndërsa qëllimi është që të diskutohet për gjendjen momentale dhe shkallën e trafikimit me njerëz dhe robërinë moderne nga Ballkani dhe në kuadër të Ballkanit, si dhe për atë nëse lidhjet më të afërta me parlamentet evropiane do ta rrisin efikasitetin në luftën kundër trafikimit me njerëz përmes një qasjeje të kombinuar. 

Në këtë seminar, morën pjesë anëtarë të parlamenteve nga Britania e Madhe, Italia, Greqia, Sllovenia, Serbia, Shqipëria dhe Kosova. 

Deputeti Sashko Kostov i njoftoi pjesëmarrësit me aktivitetet e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht aktivitetet e Komisionit Nacional për Luftë kundër Trafikimit me Njerëz dhe Migrimit Ilegal, dhe theksoi se shteti ynë tashmë shtatë vite i ndërton kapacitetet e tij dhe angazhohet vazhdimisht për ballafaqim të organizuar me trafikimin me njerëz dhe migrimin ilegal, me qëllim të përfshirjes aktive në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për parandalim dhe luftë kundër kësaj dukurie si një prej formave më të vështira të krimit të organizuar. 

Në vazhdim, Kostov i informoi të pranishmit se ky Komision Nacional është trup i formuar me detyrë për të kryer monitorim dhe analizë të gjendjeve në lidhje me trafikimin me njerëz dhe migrimin ilegal, t'i koordinojë aktivitetet e institucioneve kompetente në sistemin dhe jashtë sistemit të Qeverisë, si dhe të organizojë dhe realizojë bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe shoqatat civile  relevante. Dëshmi për këtë janë edhe Raportet e BE-së dhe Stejt Departamentit të SHBA-së, si dhe Raportet e organizatave tjera ndërkombëtare relevante. 

Ai theksoi se në të ardhmen si aktivitet prioritar për Republikën e Maqedonisë kanë aktivitetet për ndryshimin e Kodit Penal në aspekt të inkorporimit të parimit për mosndëshkim, si dhe për përpilimin e Ligjit për dëmshpërblim të viktimave të dhunës kriminele. Vazhdimi me trajnime themelore dhe të specializuara për trafikim me njerëz për nëpunësit policorë dhe punëtorët socialë dhe inspektorët e punës, në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe identifikimit dhe mbrojtjes më efikase të viktimave të trafikimit me njerëz. 

Në fund të punëtorisë konkluzioni ishte se ky lloj i problemit dhe sfidës është shumëvjeçar dhe i pranishëm pothuajse në të gjitha shtetet, dhe për ballafaqim me këtë problem nevojitet përfshirje dhe kontribut aktiv i të gjitha palëve të involuvuara.  Të gjithë folësit u pajtuan se është me rëndësi të veçantë parandalimi, përkatësisht ngritja e vetëdijes publike për trafikimin me njerëz, si dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal. 

Click