Aktivitetet

E mërkurë, 21 mentor 2018 

NEVOJË PËR INTENSIFIKIM TË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET MAQEDONISË DHE KUVAJTIT  

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentet e vendeve nga Lindja e Afërt dhe e Mesme, Muhamed Zeqiri dhe anëtarët e Grupit:  Panço Minov dhe Nexhbedin Karemani, realizuan takim me ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit për Republikën e Maqedonisë, SH.T. Jakub Allateki. 

Të pranishmit shprehën kënaqësi nga takimi si mundësi për afrimin dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja vendeve miqësore, të cilat kanë Grupe parlamentare për bashkëpunim të ndërsjellë. 

Ambasadori Allateki në vizitën e tij të parë në Republikën e Maqedonisë, realizoi më shumë takim në nivele të ndryshme, me qëllim këmbimin e përvojave, zhvillimin e projekteve dhe nënshkrimin e memorandumeve për bashkëpunim me interes të përbashkët, por edhe njoftimin me kapacitetet të cilat i ofron vendi ynë. 

Duke pasur parasysh atë që deri më tani nuk ka pasur shumë takime të ndërsjella të nivelit të lartë, në të ardhmen të bëhen përpjekje që takimet e tilla të intensifikohen dhe të përforcohet bashkëpunimi para së gjithash në sektorin ekonomik.

Deputeti Zeqiri, përmes ambasadës së Kuvajtit, i bëri ftesë Parlamentit të Kuvajtit për vizitë sa më të shpejtë në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast ata shprehën interes për vizitë kthyese. 

Click