Aktivitetet

E enjte, 17 maj 2018 

Njoftim i GPNP për të drejtat e personave të LGBTI-së, me rastin e 17 majit - Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe biofobisë  

Më 17 maj, Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe biofobisë, e cila këtë vit mbarë botën shënohet me moton "Aleanca për solidaritet", Grupi parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave të LGBTI-së e shpreh solidaritetin me personat e LGBTI-së që kanë përjetuar lloje të ndryshme të stigmatizimit, diskriminimit dhe dhunës.   

Në mesin e partnerëve tanë që e shënojnë këtë ditë janë edhe deputetët e Intergrupit për të drejtat e njerëzve të LGBTI-së në Parlamentin evropian, nga të cilat morëm mbështetje dhe urime për formimin e Grupit ndërpartiak për të drejtat e njerëzve të LGBTI-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  

"Si deputetë në Parlamentin evropian që janë përkushtuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njerëzve të LGBTI-së në BE dhe më gjerë, jemi të gëzuar që edhe kolegët tanë e bëjnë të njëjtën. Maqedonia këto ditë shkruan histori, me atë që është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor i cili ka themeluar një grup të tillë.  Kjo është porosi shumë e fuqishme dhe e nevojshme se qytetarët e LGBTI-së duhet të jenë të barabartë me bashkëqytetarët e tyre në Maqedoni" - thuhet në letrën me urime nga grupi LGBTI i Parlamentit Evropian. 

Edhe krahas progresit të rëndësishëm të realizuar për të drejtat e personave të LGBTI-së dhe në Raportin e Komisionit Evropian, prapëseprapë komuniteti i LGBTI-së në Maqedoni ballafaqohet me sfida serioze.  Diskriminimi dhe dhuna mbi njerëzit e LGBTI-së janë ende të pranishëm dhe prandaj, jo vetëm që e gjykojmë më ashpërsisht gjuhën e urrejtjes, dhunën dhe diskriminimin mbi njerëzit e LGBTI-së në Maqedoni, por edhe në pajtim me kompetencat tona, punojmë aktivisht për përmirësimin e rregullativës ligjore.  Parashtruam amendamente për Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike për shtim të orientimit seksual dhe identitetit gjinor si baza diskriminuese me çka në mënyrë eksplicite do të ndalohet që shërbimet mediatike të përmbajnë programe që nxisin ose përhapin diskriminim, padurim dhe urrejtje. 

Qëllimi ynë është që përmes ndryshimeve pozitive të mundësojmë mbrojtje nga gjuha e urrejtjes, dhuna dhe diskriminimi dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive që respekton çdo individ pa dallim të orientimit seksual, identitetit gjinor etj.  

Click