Aktivitetet

E premte, 21 shtator 2018

NXITJE PËR DIALOG DHE KONSENSUS POLITIK 

Në ditën e dytë të Konferencës me dialog të nivelit të lartë për pjesëmarrjen politike të të rinjve dhe politikat e të rinjve me deputetët e Ballkanit Perëndimor, u bisedua për nxitjen e dialogut dhe konsensusit politik. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se dialogu politik dhe arritja e konsensusit, janë në kulmin e vlerave dhe standardeve të cilat e definojnë ambientin demokratik dhe kulturën politike të një shoqërie. Vendi i vërtetë ku duhet të zhvillohet dialogu politik dhe të arrihet konsensus është Kuvendi. Nga partnerët tonë strategjikë, nga të gjithë burrë shtetasit dhe politikanët dhe nga gjithë publiku evropian marrim mbështetje të plotë me apel ndaj qytetarëve për ta shfrytëzuar të drejtën demokratike dhe më 30 shtator të dalin dhe të votojnë në referendum, tha Xhaferi. 

Eurodeputeti Eduard Kukan, i cili është bashkëkryesues me dialogun e Zhan Mones, tha se Kuvendi dhe udhëheqësia politike në vend kanë treguar aftësi për të hyrë në dialog dhe në atë mënyrë të vazhdojnë në krijimin e implementimit të reformave. Ai konsideron se të rinjtë janë çelësi për të ardhmen e Rajonit dhe pjesëmarrja e të rinjve në referendumin e ardhshëm në Maqedoni mund të jetë vendimtare në fatin evropian të vendit dhe do ta caktojë progresin në integrimin evropian të vendit dhe rajonit. Ai theksoi se dialogu i Zhan Mones për ndërtimin e kompromisit dhe konsensusit ndërmjet partive politike dhe deputetëve mund të shfrytëzohet si strategji e rëndësishme edhe për parlamentet tjera të Ballkanit Perëndimor. 

Fadil Zendeli, kryetar i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, tha se qëllimi i dialogut nuk është nënshkrimi i dokumenteve, por tejkalimi i krizave. Debati politik duhet të zhvillohet në Parlamentin dhe megjithëse kanë pasur vërejtje, ato e mbështesin referendumin, sepse është me rëndësi historike për Republikën e Maqedonisë dhe integrimet e saj euroatlantike. 

Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, Allojz Peterle, theksoi se shumë probleme në Ballkan në të kaluarën kanë qenë të lidhura me respektimin e pamjaftueshëm të diversiteteve dhe entiteteve. I përshëndeti marrëveshjet e arritura ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bulgarisë dhe Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Të rinjve u porositi ta shfrytëzojnë momentin dhe, siç tha, t'i japin "karburant" dialogut. Peterle dëshiroi rezultate të mira në fund të shtatorit këtu, në Maqedoni.   

Click