Aktivitetet

E hënë, 4 nëntor viti 2019

“PANEL DISKUTIMI PËR PËRMIRËSIMIN E QASJES PËR DËMSHPËRBLIMIN E VIKIMAVE TË TREGTISË ME NJERËZ DHE DHUNËS SË BAZUAR NË GJINI”

Në Kuvend sot u mbajtë Panel diskutimi me rastin e shënimit të 70-vjetorit të Këshillit të Evropës me temë: “Përmirësimin e qasjes për dëmshpërblimin e vikimave të tregtisë me njerëz dhe dhunës së bazuar në gjini”.

Moderatore e evenimentit ishte Dantella Rangellova, kryetare e Komisionit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve.  Ajo informoi se Paneli diskutues u organizua nga Komisioni për Mundësi të Barabarta të femrave dhe meshkujve i Kuvendit, në bashkëpunim me Zyrën e Programit të Këshillit të Evropës në Shkup dhe Ambasadën Franceze, nën kujdesin e kryesisë franceze me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës dhe në suaza të Projekteve për pengimin e tregtisë me njerëz dhe për mbështetje për qasje më të mirë në shërbime më kualitative për ndihmë juridike falas në Republikën e Maqedonisë së Veriut që janë pjesë e Instrumentit Horizontal të Këshillit/BE të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë II.

Fjalim përshëndetës pati nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, i cili theksoi se vendi ynë ka krijuar një kornizë të gjerë ligjore për të luftuar tregtinë me njerëz, e cila është forcuar dhe harmonizuar, e zhvilluar siç duhet dhe në përputhje me legjislacionin evropian dhe standardet ndërkombëtare, veçanërisht në drejtim të identifikimit, parandalimit, dhënien e ndihmës juridike dhe mbështetjes së viktimave. Kushtetuta, në pjesën e të drejtave civile dhe politike, garanton të drejtat dhe liritë themelore si vlera themelore të rendit kushtetues të shtetit, tha Misovski.

Në vazhdim foli edhe Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar i cili shprehu  keqardhje që edhe në shekullin 21 flitet për tregtinë me njerëz dhe dhunën në bazë gjinore.   Këto dukuri nuk mund të eliminohen, tha Zhbogar, por qasja në dëmshpërblimin shtetëror mund të luajë rol të rëndësishëm në shërimin e këtyre viktimave.

Njëkohësisht, në atë mënyrë dërgohet porosi e fuqishme për viktimën që shoqëria pranon se mbi të është kryer krim. 

Në këtë temë, Ambasadori Francez Kristian Timonie theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit midis vendeve evropiane, rritjen e vetëdijes, mobilizimin e tërë shoqërisë dhe ndryshimin e sjelljes.

Senatorja franceze Elen Konvej Mure theksoi nevojën për të debatuar për këto çështje, e cila është e vështirë dhe e dhimbshme, por e domosdoshme. Ajo ishte decime se kjo betejë për barazi nuk është vetëm betejë e femrave por në veçanti e meshkujve. 

Fjalim pati edhe Viliano Kiriazi, koordinator special i Këshillit të Evropës, si një institucion udhëheqës për të drejtat e njeriut, me 47 shtete anëtare, ndër të cilat edhe vendi jonë, i cilina gjithsej 220 konventa, ka miratuar 104, që do të thotë se ka kontribut të madh për të drejtat e njeriut. Konventa e Stambollit dhe tregtia me njerëz ose të ashtuquajtur robëri bashkëkohore, Kiriazi i theksoi lart në agjendën e Këshillit të Evropës. 

Për qasjen drejt dëmshpërblimit shtetëror sipas Konventës së Evropës për veprim kundër tregtisë me njerëz, foli eksperti ndërkombëtar Jan van Dijk, ndërsa për qasjen drejt dëmshpërblimit shtetëror sipas Konventës së Stambollit foli Ana Fjodorova nga Universiteti Karlos III - Madrid. 

Nikolla Prokopenko, sekretar shtetëror nga Ministria e Drejtësisë e prezantoi Draft ligjin për dëmshpërblim të viktimave nga vepra penale, për të cilin janë përdorur standarde ndërkombëtare, përvoja dhe praktika të mira, ndërsa sekretaria shtetërore nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, foli për mbështetjen e viktimave të veprave penale.  Goce Kocevski, nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj , nga ana tjetër, foli për ndihmën juridike falas,  për viktimat e veprave të dhunshme penale të cilët kërkojnë dëmshpërblim. 

Në diskutimin që vijoi, u ndanë një sërë shembuj dhe përvoja, të cilat mund të kontribuojnë në miratimin e ligjit për dëmshpërblim të viktimave të veprave penale, i cili më vonë realisht duhet të bëhet efektiv. 

Viktimat e tregtisë me njerëz dhe dhunë bazuar në gjini janë të ekspozuar në vuajte të rënda fizike, lëndime ndaj shëndetit dhe/ose lëndime psikologjike dhe trauma dhe kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim për dëm material dhe jo material.  Me Konventën e Stambollit, parashihet shteti të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe masa të tjera që tu sigurojë të drejtën viktimave të kërkojnë dëmshpërblim.  Mundësim dhe lehtësim i qasjes deri në dëmshpërblim ju ndihmon  viktimave të rikuperohen, ndërsa shërben për qëllime ndëshkuese dhe parandaluese. 

U dërgua apel tek secili që ka informacione për çfarë do lloj dhune ose tregti me njerëz, të njëjtën ta paraqesë, pa dalim në polici, në qendrat për punë sociale ose në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.  Me rëndësi të madhe është të kushtohet vëmendje ndaj edukimit, udhëzimit të viktimave për ndihmë dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore. 

Katër vërejtjet përfundimtare në Panel diskutim dha koordinatori special Kiriazi, si vijon: 

  • Si të zhvillohet, ndërtohet dhe mbrohet dinjiteti i njeriut në shoqërinë maqedonase,
  • Zhvillim plotësues i solidaritetit dhe jo diskriminimit në shoqërinë maqedonase, 
  • Besimi në institucionet si sfidë kryesore për shumë parti, ndërsa hendeku ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve në sistemin e drejtësisë,
  • Shpresë për të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.  

 

Click