Aktivitetet

E mërkurë, 25 shtator 2019

PARTNER INTERNACIONAL PËR RRITJEN E NJOHURIVE  FINANCIARE TË FEMRËS

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve  të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut  sot zhvilloi  takim pune me partnerët internacional të  Kursimores  FULM, me rastin e 20 vjetorit të funksionimit të saj. Takimi u kryesua nga anëtarja e Komisionit Mirsada Emini Asani kurse në të morën pjesë deputetët: Meri Llazarova, Dafina Jovanoska Stojanoska, Zhaklina Peshevska dhe Bllagoja Despotovski. 

Në takimin e punës morën pjesë partnerë  të kursimoreve  nga më shumë vende dhe atë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Estonia, Irlanda, Rumania, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Polonia si dhe Shoqata e Qytetarëve FULM.

Në fillim të takimit deputetja Mirsada Emini Asani informoi se Forumi i  femrave liderë është fituese e çmimit prestigjioz për vitin 2018 dhe i uroi për punën e tyre të suksesshme. Forumi i gruas-liderë të FULM Maqedonisë  është  organizuar nga Shoqata e Qytetarëve të FULM, të cilët vite me radhë angazhohen për mundësi të barabarta për femrat dhe meshkuj. Ato janë pjesë e misionit të Rrjetit Global, kurse me atë qëllimi i tyre  është të nxiten  femrat të bëjnë dallime ë rëndësishëm në jetën e tyre, në jetën e anëtarëve të unionit të tyre  kreditor dhe komunitetin e tyre.

Në suaza të rrjetit ndërkombëtar, u theksua, se femrat mësojnë dhe kanë mundësi të avancohen. Një nga qëllimet është  lidhja  me komunitetet lokale dhe rritjen e edukimit  financiar të femrave  dhe të gjithë familjes. Përmes punës së tyre të përkushtuar i sigurojnë femrave  qasje në financa dhe në këtë mënyrë e  zvogëlojnë varësinë ekonomike të femrave. Ata gjithashtu i njohin femrat me vlerat e kursimit, por në të njëjtën kohë i inkurajojnë të mbeten  në sistemin arsimor dhe të fitojnë pozicione menaxheriale. Përmes Shoqatës ato kryejnë edukim të grave në mjediset  rurale, kurse ofrojnë bursa për të rinjtë. 

Nga deputetët, kërkuan që të liberalizohet  ligji për shërbime  pagesore, me të cilat, sipas tyre, do të avancohet ky sistem në vend dhe do të kontribuojë  drejt afrimit të politikave formale progresive të vendeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu shprehën gatishmërinë për t'u përfshirë në proceset e edukimit financiar për gratë nëse ky aktivitet  bëhet pjesë e Planit Nacional për Aksion për Barazi Gjinore të ardhshëm. 

Deputetja Meri Lazarova shprehu mirënjohje për mundësinë për të dëgjuar përvoja nga vende tjera dhe konstatoi se shumë pak organizata janë duke punuar në këtë temë, edukim financiar, e cila është me të vërtetë e nevojshme. Ajo theksoi, se me ardhjen në pozitën kyçe të gruas së parë në Ministrinë e Financave, Nina Angellovska pritet përparim në sipërmarrësin e femrave. 

Deputetja Zhaklina Peshevska në fjalën e saj theksoi nevojën që burrat të marrin pjesë më aktive në takime të tilla, në mënyrë që ata të dëgjojnë argumentet në mënyrë burimore. Ajo informoi të pranishmit se aktualisht ka 48 gra deputete në Kuvend dhe se ato po përpiqen të arrijnë  qëllimin e mijëvjeçar të KB, 50:50. Sipas saj, çdo grua e suksesshme meriton mbështetje dhe qasje në informacion dhe arsim.

Në fund deputetja Mirsada Emini Asani theksoi se deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratojnë ligje që janë në interes të të gjithë qytetarëve.

Click