Aktivitetet

E enjte, 27 shtator viti 2018 

PËRBËRJA E PARË PARLAMENTARE "PËR" REFERENDUMIN MË 30 SHTATOR

Anëtarët e përbërjes së parë parlamentare, në konferencën për shtyp në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, u bënë thirrje qytetarëve që të dalin më 30 shtator dhe të bëjnë hapin e duhur në kohën e duhur.

Ish-deputeti Alil Xhaferovski theksoi se 30 shtatori nuk duhet lëshohet.

"Ne besojmë se vendimi i duhur më 30 shtator është të dalim në referendum dhe të votohet PËR. Ne ju bëjmë thirrje, nga Maqedonia, që të besoni edhe ju dhe së bashku me ne të dilni dhe në votime dhe të rrethoni PËR. Edhe një herë, Maqedonia duhet të bëjë hapin e duhur në kohën e duhur", tha Xhaferovski.

Kryetari i parë i Parlamentit, Stojan Andov, tha: "Të gjitha çështjet tjera, të gjithë filozofët tjerë që nuk e kanë kuptuar se uniteti është rruga jonë e vetme, faktikisht bëjnë përpjekjet për të thyer unitetin e krijuar për këtë ide evropiane".

Diplomati dhe ish-deputeti Muhamed Halili, vlerësoi se 30 shtatori është një situatë ndryshe nga ajo në vitet e 90-ta.

"Ne kemi të drejtë kredibile për ti thirrur të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët krahas dallimeve që kanë, të votojnë për një Maqedoni me prosperitet, demokratike dhe të fortë ekonomikisht. Kjo bëhet vetëm duke u përfshirë në proceset demokratike në BE dhe NATO, "shtoi Muhamed Halili.

Nga ana e tij, Mihail Panovski shprehu bindjen se një marrëveshje  të këtillë Maqedonianuk mund të fitojë dhe se nuk ka alternativë tjetër.

Ndër ish-deputetët në konferencë për shtyp ishin edhe:  Petar Goshev, Tito Petkovski, Vasil Zimbakov, Naser Ziberi, Muhamed Halili, Dimitar Trpenoski, Ismet Ramadani, Gjulistana Markovska, Sllave Naumovski dhe të tjerë.

Anëtarët e pranishëm të përbërjes së parë parlamentare shprehën shpresën se dalja në referendum të dielën do të jetë e madhe dhe se i njëjti do të kalojë në atmosferë demokratike.

Click