Aktivitetet

E martë, 24 tetor 2017, Sarajevë 

PËRGATITJA E STRATEGJISË NACIONALE NË FAVOR TË PUNËSIMIT, RRITJES SË QËNDRUESHME DHE DREJTËSISË SOCIALE 

Nga 24 deri 26 tetor 2017 në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, mbahet  Asambleja e 30-të rajonale Evropa e Asamblesë parlamentare e Frankofonisë (APF), ku marrin pjesë deputetët: znj. Vesna Damçevska-Ilievska, kryetare e parë e Seksionit; z. Ferid Muhiq, nënkryetar; znj. Nikica Korubin dhe znj. Tatjana Prentoviq, anëtarë të Delegacionit të Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë. 

Në këtë Asamble rajonale Evropa të Asamblesë parlamentare të Frankofonisë marrin pjesë delegacionet e 31 vendeve dhe rajoneve, anëtarë dhe vëzhgues të APF-së. 

Temë qendrore në këtë sesion është Përgatitja e strategjisë nacionale në favor të punësimit, rritjes së qëndrueshme dhe drejtësisë sociale. 

Sot, në hapjen solemne të sesionit fjalime përshëndetëse para pjesëmarrësve mbajtën z. Zhak Shanjon, kryetar i Asamblesë parlamentare të Frankofonisë; z. Zhan-Poll Vall, shef i Misionit Evropa; znj. Borjana Kristo, kryetare e Dhomës së përfaqësuesve të Bosnjë e Hercegovinës; z. Ognjen Tadiq, kryetar i Dhomës së popujve të Bosnjë e Hercegovinës. 

Në këtë sesion morën pjesë edhe ekspertë të shumtë nga sfera e punësimit, tregut të punës, rritjes ekonomike dhe luftës kundër varfërisë. 

Anëtarët e Delegacionit maqedonas realizuan takime bilaterale me kolegët e tyre të parlamenteve nacionale dhe këmbyen mendime për çështje me interes të ndërsjellë. 

Click