Aktivitetet

E martë, 17 tetor 2017, Shën Peterburg

Pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë e 137-të të Unionit Interparlamentar

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga mr. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, merr pjesë në Asamblenë e 137-të të Unionit Interparlamentar (UIP), që mbahet prej 14 deri më 18 tetor 2017 në Shën Peterburg, Federata Ruse. Në përbërje të Delegacionit janë deputetët: z. Jovan Mitreski, z. Rexhail Ismaili dhe znj. Juliana Nikollova, anëtarë të Delegacionit dhe znj. Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në Asamblenë e 137-të të UIP-së marrin pjesë afër 2000 përfaqësues të mbi 150 vendeve-anëtare të BE-së, si dhe nëntëdhjetë kryetarë të parlamenteve. Në fokusin e debatit është promovimi i pluralizmit kulturor; mbajtja e paqes si mjet për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm; përfshirja e sektorit privat në zbatimin e qëllimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të OKB-së, veçanërisht në fushën e energjive të ripërtërishme; 20-vjetori i Deklaratës Universale për Demokracinë e UIP-së; arritja e standardeve të larta në shëndetësi përmes shkencës dhe hulumtimit, etj. 

Në kornizat e Asamblesë së 137-të u mbajt Debati pariteti me temë: „Shtrëngimi i portofolios: kryerja e mbikëqyrjes për interesin e përgjithshëm“, ku fjalim mbajti znj. Juliana Nikollova. Ajo vlerësoi se transparenca në shpenzimin e mjeteve publike paraqet një vegël të rëndësishme e cila duhet të kontribuojë për menaxhimin me përgjegjësi me financat publike. Parlamentet duhet ta kenë funksionin kontrollues në shpenzimin e mjeteve publike nga pushteti ekzekutiv dhe për këtë qëllim nevojitet të disponojnë me mekanizmat të cilat do t'ua mundësojnë funksionin kontrollues. Duke theksuar se roli i parlamenteve në procesin buxhetor është i ndryshëm në vendet e ndryshme, me ç'rast disa parlamente kanë fuqi më të madhe se të tjerat, ajo u përqendrua në përvojën në Republikën e Maqedonisë në këtë plan.

Zonja Nikollova informoi për procedurën për miratimin e buxhetit, me ç'rast theksoi se në mbledhjet e Komisionit për Financim dhe Buxhet mbahet diskutim i vëllimshëm, në të cilin thuhen mendime të shumta, sugjerime, propozime, vërejtje, por shtrohen edhe shumë pyetje të cilave përgjigje u jep ministri i Financave. Ajo theksoi se Propozim-buxhetin mund ta shqyrtojnë edhe komisionet tjera të interesuara, në mesin e të cilave edhe Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, i cili e shqyrton Propozim-buxhetin nga aspekti gjinor. Ky komision, si dhe Klubi i Deputeteve, në disa raste organizuan punëtori dhe debate për buxhetimin gjinor. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe komisionet e tij debatuan edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Deputetja znj. Nikollova u përqendrua edhe në kontrollin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në pajtim me dispozitat e Ligjit për revizionin shtetëror, si dhe në kontrollin përmes shqyrtimit të Llogarisë Përfundimtare të Buxhetit dhe institutit „pyetjet e deputetëve".

Ajo, gjithashtu, informoi se me qëllim të përforcimit të autonomisë financiare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në vitin 2008, u themelua Këshilli Buxhetor. Arsyeja nga konstituimi i këtij Këshilli del nga përvoja e parlamenteve evropiane, sipas së cilës, shkalla e autonomisë financiare është primar për vlerësimin e nivelit të autonomisë parlamentare.

Unioni Interparlamentar, e themeluar në vitin 1889, është organizata më e vjetër politike multilaterale dhe është asociacioni më i madh interparlamentar, në të cilin anëtarësohen 173 parlamente nacionale dhe 11 asamble parlamentare ndërkombëtare. Organizata Botërore e Parlamenteve me seli në Gjenevë ka status të mbikëqyrësit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Click