Aktivitetet

E martë, 20 qershor 2017, Bruksel 

Pjesëmarrja e delegacionit të Kuvendit në Konferencën interparlamentare për procesin legjislativ të BE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të: z. Betiane Kitev, znj. Shpresa Hadri, z. Ilija Dimovski dhe z. Afrim Gashi, më 19 dhe 20 qershor 2017, merr pjesë në Konferencën interparlamentare me temë: "Procesi legjislativ i BE-së - nga iniciativa legjislative deri në implementim dhe monitorim", në organizim të Parlamentit Evropian, e cila mbahet në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. 

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Konferencën i prezantoi praktikat politike dhe juridike në vendin tonë, në aspekt të parlamentit, në lidhje me procesin legjislativ, e në drejtim të avancimit të procesit eurointegrues. 

Në Konferencën, e cila i është kushtuar procesit legjislativ të BE-së, në aspekt të rolit të komisioneve parlamentare si vegla për përforcimin e rolit mbikëqyrës të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv, marrin pjesë më shumë eurodeputetë, si dhe deputetë nga e gjithë bota, me ç'rast evenimenti ka dimension multilateral. 

Në diskutimin, pjesëmarrësit i këmbyen përvojat e tyre me praktikat më të mira legjislative të Parlamentit Evropian, me qëllim të gjejnë zbatim në parlamentin e tyre nacionale. 

Në fund të Konferencës pritet të miratohet konkluzion për bashkëpunim më të madh të parlamenteve nacionale dhe Parlamentit Evropian, në interes të zbatimit më efikas të legjislacionit për qytetarët dhe rrjedhat shoqërore.  

Click