Aktivitetet

E hënë, 28 maj 2018

Pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit në Seminarin IPU në Beograd

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Ilija Nikollovski dhe z. Ivan Stoilkoviq, mori pjesë në Seminarin Rajonal për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për parlamentet e Evropës Lindore dhe Qendrore, në organizim të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë dhe Unionit Interparlamentar. Seminari u mbajt në Beograd më 24 dhe 25 maj 2018.

Në hapjen e seminarit ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, i cili njëkohësisht, ishte në vizitë kthyese zyrtare në Republikën e Serbisë.

Seminari ishte hapur nga kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, znj. Maja Gojkoviq, dhe nga kryetarja e IPU-së, znj. Gabrela Kuevas - Baron.

Gjatë punës dyditore, pjesëmarrësit në Seminar debatuan dhe shkëmbyen qëndrime, pikëpamje dhe përvoja për agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prioriteteve të vendeve të rajonit; rezultatet e fituara nga parlamentet në rajon me mbikëqyrjen e zbatimit të qëllimeve për zhvillimin e qëndrueshëm; ulja e varfërisë në rajon, posaçërisht te grupet e margjinalizuara; promovimi i mbrojtjes shëndetësore; ndryshimet klimatike, përfshirja e të rinjve në proceset sociale dhe politike dhe në fund ishte prezantuar Raporti Parlamentar Global për 201: Kontrolli Parlamentar - Fuqia e parlamentit ta mbajë qeverinë përgjegjëse.

Ilija Nikollovski, gjatë fjalimit të tij, u përqendrua në rolin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbi zhvillimin dhe zbatimin e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, duke theksuar se Republika e Maqedonisë, si vend-kandidat për anëtarësim në BE, angazhohet t'i përmbush kriteret për afrimin në BE. Në këtë kuptim, në tetor 2009 është miratuar Strategjia nacionale për zhvillimin e qëndrueshëm deri në vitin 2030. Strategjia parasheh masa afatgjata, afatmesme dhe afatshkurta. Ai nënvizoi se elementet e zhvillimit të qëndrueshëm janë pjesë përbërëse e disa ligjeve, të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Nikollovski tha se Kuvendi i ka vendosur bazat strategjike dhe kornizën institucionale për planifikimin dhe zbatimin e zhvillimit të qëndrueshëm, me çka është siguruar platforma për aksionin multisektorial dhe të gjitha aktivitetet të cilat kanë për qëllim tejkalimin e sfidave në sferën sociale, ekonomike dhe jetësore, si shtylla të zhvillimit të qëndrueshëm.

 
 

Click