Aktivitetet

E hëna, 11 dhjetor 2017 

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË FORUMIT PARLAMENTAR TË ÇETINËS 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i përbërë nga deputetët:  Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili nga 7 deri 8 dhjetor 2017 mori pjesë në  Forumin e 19-të parlamentar të Çetinës me temë: "Parlamenti dhe komunikimet masive", në Çetinë, Republika e Malit të Zi. 

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, z.  Ivan Brajoviq, e hapi  Forumin e 19-të parlamentar.  Ai ua shprehu kënaqësinë e vet pjesëmarrësve për prezencën e tyre në forumin parlamentar ku kanë mundësi të bisedojnë, debatojnë, të këmbejnë përvoja të tyre si për komunikimet masive, ashtu edhe për ngjarjet aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Në forumin fjalime të tyre kishin: z. Daniell Zhivkoviq, përfaqësues nga Parlamenti i Malit të Zi, z.  Lubisha Stojmiroviq, përfaqësues nga Parlamenti i Republikës së Serbisë, z. Momçillo Novakoviq, përfaqësues nga dhoma e përfaqësuesve të Parlamentit të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës, znj. Jagoda Shahpaska, përfaqësues nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, z.  Romeo Gurakigi, përfaqësues nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, z.  Zoran Tomiq, profesor në Fakultetin e psikologjisë në Beograd, Republika e Serbisë dhe Borisav Kontiq, drejtor nga Media Qendra në Sarajevë. 

Pjesëmarrësit kishin fjalime të tyre në lidhje me përgatitjet e nevojshme të parlamenteve për komunikimet dhe demokracinë masive në sferën digjitale, dhe në ato korniza konkuduan se nevojitet zhvillim i caktuar i strukturave dhe kapaciteteve administrative për mbështetjen e këtij procesi. 

Deputetja, znj. Jagoda Shahpaska në fjalimin e saj tha se në epokën e re informative-komunikuese, liderë do të jenë ato vende, rajone, kompani dhe individe të cilat do të sjellin vendime të drejta në kohë të bazuara në mirëkuptim të thellë të këtyre trendëve.  Ato të cilat nuk do ta bëjnë atë, rrezikojnë të mbesin në zonën e stagnimit.  Zhvillimi i shoqërisë informatike duhet të bazohet në partneritet ndërmjet Qeverisë, Parlamentit, sektorit civil, sektorit privat, operatorëve, vetëqeverisjeve lokale dhe të gjithë palëve tjerë të interesuar. 

Forumi i nëntëmbëdhjetë parlamentar Çetinës ishte mundësi për pjesëmarrësit që të këmbejnë përvoja lidhur me proceset dhe perspektivat eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, komunikimet masive, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. 

Forumi parlamentar është organizuar nga ana e Parlamentit të Republikës së Malit të Zi. 

Click