Aktivitetet

E martë, 22 maj 2018, Bukuresht 

PJESËMARRJA E DEPUTETIT XHEVAT ADEMI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË SEKSIONEVE TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË FRANKOFONISË 

Nga 21 deri më 22 maj 2018 në Bukuresh, Rumani, mbahet Konferenca e kryetarëve të seksioneve të Asamblesë parlamentare të Frankofonisë (APF) në të cilën merr pjesë, z. Xhevat Ademi, kryetar i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë (APF). 

Fjalime hyrëse në këtë Konferencë mbajtën: z. Liviu Dragnea, kryetar i Dhomës së përfaqësuesve të Rumanisë, znj. Viorika Dançilla, kryetare e Qeverisë së Rumanisë, z.  Teodor Meleshkanu, ministër i Punëve të Jashtme, znj. Gabriella Firea, kryetare e komunës së Bukureshtit, dr. prof.  Sorin Çimpeanu, kryetar i Agjencisë universitare të Frankofonisë dhe anëtar i seksionit rumun në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë, z.  Sergju Nistor, përfaqësues i kryetarit të Rumanisë për Frankofoninë dhe znj. Simona Bukura-Opresku, kryetare e seksionit rumun në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë. 

Në këtë konferencë u debatua për promovimin e Frankofonisë, përgatitjen e Asamblesë së 31-të rajonale Evropa e APF-së dhe për caktimin e temës qendrore, që do të mbahet në Andorë në tetor 2018, për ndjekjen e rezolutave të APF-së, të miratuara në Sesionin vjetor të APF-së në Luksemburg në vitin 2018, Raportet e komisioneve të APF-së nga Rajoni Evropa dhe çështje tjera të fushëveprimit të kësaj asambleje parlamentare ndërkombëtare. 

Para pjesëmarrësve të Kësaj konference mbajtën fjalim znj. Sanda Maria Ardeleanu, ish-kryetare e seksionit rumun në APF, SH.T. znj. Rana Mokadem, kryetare e Grupit të ambasadave, delegacioneve dhe institucioneve frankofone (GADIF), znj. Reni Jotova, drejtoreshë e Byrosë rajonale të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë për Evropën qendrore dhe lindore (BRECO), z. Iv Karakacenis, drejtor i përgjithshëm i Dacia dhe Grupacionit Renault Roumanie, SH.T. znj. Mishel Rami, ambasador i Republikës së Francës në Rumani, z. Mohamed Ketata, Drejtor rajonal i Agjencisë universitare të Frankofonisë për Evropën qendrore dhe lindore dhe znj. Monika Zhiman, kryetare e Rrjetit frankofon të femrave sipërmarrëse. 

Në këtë rast deputeti z. Xhevat Ademi kishte mundësi të vendosë kontakte me të gjithë kryetarët e seksioneve të Asamblesë parlamentare të Frankofonisë - Rajoni Evropa dhe t'i informojë për gjendjet në Republikën e Maqedonisë, si dhe të këmbejë me deputetët mendime me interes të përbashkët. 

Click