Aktivitetet

E hënë, 24 korrik 2017

Pjesëmarrja në Mbledhjen Ndërkombëtare për Siguri dhe Bashkëpunim Rajonal

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Maksim Dimitrievski, dhe kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen mbi Zbatimin e Masës së Veçantë Hetuese Ndjekja e Komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Financiare, Drejtorisë së Doganave dhe Ministrisë së Mbrojtjes, z. Emil Dimitriev, morën pjesë në Mbledhjen Ndërkombëtare me temë „Siguria dhe Bashkëpunimi Rajonal“, që u mbajt prej 21 deri më 23 korrik 2017 në Cetinje, Mal të Zi, e cila ishte organizuar nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Parlamentit të Malit të Zi. 

Në mbledhje, prezent ishin edhe anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe shefat e delegacioneve të përhershme në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Sllovenia dhe Serbia.

Kjo mbledhje ndërkombëtare ishte një mundësi që pjesëmarrësit t'i shkëmbejnë përvojat lidhur me sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe me sfidat aktuale të sigurisë.

Nga delegacionet e komisioneve për Mbrojtje dhe Siguri të parlamenteve të vendeve që morën pjesë në këtë ngjarje unanimisht ishte theksuar mbështetja për aderimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancën e NATO-s dhe anëtarësimi i plotë në të. Gjithashtu, u potencua rëndësia dhe nevoja nga kultivimi i politikës për marrëdhënie të mira fqinjësore, përkushtimi i plotë në bashkëpunimin rajonal dhe zbatimi i reformave në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Si konkluzion i përbashkët i të gjithë pjesëmarrësve në ngjarje ishte konstatuar se kur bëhet fjalë për çështjet lidhur me sigurinë, si shtete duhet të jemi të vetëdijshme se asnjë vend nuk është mjaft i fuqishëm që të ballafaqohet me migrimin, krimin transnacional dhe luftën kundër terrorizmit. Për këtë shkak, sugjerohet në nevojën për atë se niveli i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve në rajon duhet të vazhdojë dhe se të gjithë së bashku duhet të synojmë për zbatimin e masave dhe iniciativave në drejtim të përforcimit të sigurisë në rajon.

Në fund, përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë e theksuan gatishmërinë dhe dëshirën e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri përmes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të jetë nikoqir dhe organizator i mbledhjes së ardhshme ndërkombëtare të anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe shefave të delegacioneve të përhershme në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Click