Aktivitetet

E premte, 23 shkurt 2018, Vienë

Pjesëmarrje e Delegacionit kuvendor në Sesionit Dimëror të AP të OSBE

Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP e OSBE), mbajti Sesionin e Dimrit më 22 dhe 23 shkurt të vitit 2018 në Vjenë, Austri, ku morën pjesë mbi 240 deputet prej 53 vendeve pjesëmarrëse dhe katër vendeve partner të OSBE-së.  

Në këtë sesion, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë morën pjesë z. Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit, znj. Jagoda Shahpaska, anëtare dhe z. Fadil Zendeli, zëvendësanëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në suazat e Sesionit të shtatëmbëdhjetë të dimrit u mbajtën: seancë e Komitetit të Përhershëm të AP të OSBE, mbledhje të ndara të Komisionit të Përhershëm për Çështje Politike dhe Siguri me ç’rast është diskutuar për Kontroll të armëve, çarmatosjes dhe ndalim të prodhimit:  sfida dhe mundësi për rajonin e OSBE-së, Komisioni i Përhershëm për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Mjedis Jetësor në të cilin u diskutua për Krizën Klimatike: Zhvillim të strategjive afatgjata për ballafaqim me ndryshimet klimatike dhe pasojat globale nga të njëjtat dhe Komisioni i Përhershëm për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare në të cilin u diskutua për përkrahje të demokracisë në epokën e ‘lajmeve të rreme’.

Në debatin e Komisionit të Përhershëm për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare në të cilin u diskutua për përkrahje të demokracisë në epokën e ‘lajmeve të rreme’ mori pjesë edhe znj. Jagoda Shahpaska, anëtare e Delegacionit, e cila ndër të tjerat theksoi se informatat e rreme (desinformatat), thashethemet dhe propaganda janë dukuri të cilat kanë efekt më afatgjatë, ndërkaq në periudhën e fundi në veçanti është e përforcuar në situata të diskursit të theksuar politik dhe gjerësisht është prezent në fushata parazgjedhore në vendet. Pastaj, ajo shtoi se në kohët e tashme “burimet” e këtyre llojeve të informatave i shfrytëzojnë internet teknologjitë dhe teknologjitë e telekomunikimeve për përhapjen e tyre më të shpejtë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe internet portaleve. Në mënyrë plotësuese, lajmet e përhapura nuk janë të plota ose burime tërësisht të verifikuara të informatave, të cilat zakonisht “ofrohen” pa verifikim paraprak të saktësisë (në disa raste edhe me qëllim), ose pa kontroll redaksioni (me qëllim ose për shkak të mungesës së kapaciteteve profesionale). Rreziku rritet edhe me faktin e interpretimit manipulativ tendencioz të qëndrimeve për shkak të arritjes së efektit të caktuar në opinion. Në një demokraci, qytetarët e thjeshtë dhe ata të cilët marrin vendime politike, më shumë ose më pak pajtohen për atë se çfarë është realiteti. Lajmet e falsifikuara mund të cenojnë këtë konsensus. Në veçanti, me atë që qytetarët e thjeshtë vështirë mund të identifikojnë dhe dallojnë lajmin autentik prej atij të rremë, propagandën nga transparenca dhe informimi. Kjo mund të shkaktojë pasoja serioze dhe çrregullim në funksionimin e proceseve demokratike shoqërore. Në lidhje me gjendjet me lajmet e rreme në vendin tonë, ajo theksoi se në periudhën e kaluar të krizës politike në Republikën e Maqedonisë ishte intensifikuar prania e lajmeve të rreme, përdorimi i fjalës së urrejtjes dhe propagandë që rezultoi me ndarje në shoqërinë maqedonase.

Ne kemi vullnet dhe gatishmëri për debat më të gjerë për këtë çështje.  Veçanërisht duhet të kushtohet vëmendje të mos cenohet e drejta e lirisë së shfrytëzimit të burimit të informatave, lirisë së fjalës dhe shprehjes me masa dhe aktivitete të cilat mund të kualifikohen si censurë.

Në lidhje me mekanizmat për rregullimin e kësaj sfere, ajo i informoi pjesëmarrësit se në Republikën e Maqedonisë ende nuk ka rregullore juridike për ‘lajme të rreme’. Ajo, shtoi edhe se në vendin tonë ekziston një trup joqeveritar, Këshilli për etikë në mediet, që përcjell punën e medieve dhe sugjerojnë në parregullsi në aktivitetet e tyre, por këtu mbaron gjithçka.

Sipas tyre, për tejkalimin e këtij problemi duhen dy gjëra: - vetërregullim i medieve dhe – ngritje e shkrim-leximit mediatik të qytetarëve.

Në fund ajo përfundoi me atë se Republika e Maqedonisë, si shtet, angazhohet për promovimin dhe përkrahjen e gazetarisë hetuese dhe rritjen e profesionalizmit në gazetarinë, aktorët shtetëror por edhe të gjithë aktorët tjerë të përfshirë në informimin publik, në pajtim me obligimet vendase dhe ndërkombëtare ligjore dhe obligimet e tyre publike, duhet të japin informata të vërteta dhe autentike për të gjitha çështjet e interesit publik, me qëllim të reduktohet hapësira për desinformata dhe përhapjen e të pavërtetave ose informatave të paplota.

Zotëri Vlladimir Gjorçev dhe znj. Jagoda Shahpaska morën pjesë edhe në takimin e “Silk Road Support Group” (“Grupi për Mbështetjen e Rrugës së Mëndafshtë”) të AP të OSBE që u mbajt më 22 shkurt 2018, në cilësi të anëtarëve të këtij grupi të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të OSBE.

Pjesëmarrësve në këtë sesion iu është adresuar z. George Cereteli, kryetar i AP të OSBE, z. Tomas Greminger, sekretar i përgjithshëm i OSBE, z.  Filipo Lombardi, kryetar i AD-hok Komitetit për migracion.









Click