Aktivitetet

E mërkurë, 12 dhjetor 2018 

Prezantimi i ministrit të Kulturës dhe kryetarit të Komisionit për Menaxhim me Rajonin e Ohrit 

Në Mbledhjen nr. 17 të Komisionit për Kulturë, fjalim patën ministri i Kulturës, Asaf Ademi, dhe kryetari i Komisionit për Menaxhim me Rajonin e Ohrit, Zoran Pavllov, për punën e tyre dhe aktivitetet rreth menaxhimit me Rajonin e Ohrit dhe gjendjet me trashëgiminë natyrore dhe kulturore. 

Komisioni për Kulturë e konvokoi këtë mbledhje në pajtim me konkluzionet e debatit mbikëqyrës me temë: Ligji për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore në Rajonin e Ohrit dhe rregullativa e ngjashme ligjore në kontekst të Konventës së UNESKO-s, ku parashihet se ministri dhe kryetari i Komisionit do të referojnë para Komisionit për Kulturë për aktivitetet e ndërmarra. 

Ministri i Kulturës dha informata për aktivitetet e realizuara dhe rrjedhëse në lidhje me përgatitjen dhe dorëzimin e Raportit për përparimin në zbatimin e rekomandimeve nga Vendimi i Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESKO-s, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen nr. 105 dhe të dorëzuar në Qendrën për Trashëgiminë Botërore. 

Në Raport qëndron se në mënyrë intensive ishte punuar në revizion, përkatësisht përgatitjen e Ligjit të ri për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore të Rajonit të Ohrit, revizionin e Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore të Rajonit të Ohrit dhe Vlerësimin strategjik për ndikimin në mjedisin jetësor për Planin për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit (2018 - 2027).

Në diskutim morën pjesë një numër i madh deputetësh, me ç'rast ishte theksuar se ruajtja e integritetit dhe vërtetësisë së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit mbetet prioritet në agjendën e Komisionit për Kulturë, si pjesë e obligimit për kryerjen e mbikëqyrjes parlamentare mbi punën e pushtetit ekzekutiv.   
 




Click