Aktivitetet

E hënë, 15 janar 2018        

Programi dhe prioritetet e prezantuara për punën e kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE

Sot Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit z. Artan Grubi, e mbajti mbledhjen e tetë , në të cilin Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë, Ivan Velikov Petkov, prezantoi Programin dhe Prioritetet për punën e Kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018.

Kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, në fjalimin e tij hyrës theksoi se Maqedonia pret me 12 korrik në Samitin e NATO-së në Bruksel ftesë për anëtarësim, si dhe fillim të negociatave  për anëtarësimin tonë në BE, gjatë  kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE-së. Gjithashtu, theksoi se doemos duhet të bëhen reforma të nevojshme në gjyqësi, në sistemin e sigurisë, mënyrën e qeverisjes, mediet , luftën kundër korrupsionit dhe detyrat e tjera që i marrim nga Brukseli. Gjithashtu, e theksoi rëndësinë për kthim më të shpejtë të opozitës  në Parlament.

Ambasadori Velikov Petrov , në fjalimin e tij  i njoftoi deputetët dhe të ftuarit e pranishëm  për moton  e kryesimit bullgar me BE-në “Bashkë jemi më të fortë” si dhe për prioritet, ndërmjet të cilave e theksoi prioritetin e dytë kushtuar perspektivës evropiane dhe lidhshmërinë e Ballkanit Perëndimor në BE. Në atë kontekst, informoi se kryetari i Komisionit Evropian z. Junker , gjithashtu, deklaroi se lëvizja e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së do të jetë qëllim primar dhe i komisionit  gjatë këtij viti. Ambasadori propozoi se vendi i tij e mbështet Maqedoninë me hapat e Qeverisë së Kryeministrit Zaev, opozita dhe sektori civil  për arritjen e qëllimeve më të larta nacionale, anëtarësim në BE dhe NATO dhe ajo të ndodh gjatë kohës kur me Këshillin Evropian kryeson pikërisht Bullgaria. 

Në mbledhjen fjalime hyrëse mbajtën edhe zëvendëskryetari për Çështje Evropiane i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z Bujar Osmani Ministri i punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë z. Nikolla Dimitrov dhe shefi i Delegacionit të RM-së në Maqedoni, ambasadori Samuel Xhbogar.

Gjithashtu, si përfaqësues i partisë më të madhe në pushtet LSDM-ja, fliste dhe deputeti z. Betiane Kitev, si dhe koordinator i grupit të deputetëve të BDI-së z. Ejup Alimi. 

Në mbledhjen ishin të ftuar dhe morën pjesë deputetë  nga më shumë komisione të Kuvendit  përfaqësues të Përfaqësive  Konsullore Diplomatike në Republikën e Maqedonisë si dhe një numër i organizatave  përfaqësuese vendore dhe ndërkombëtare nga organizatat joqeveritare.



Click