Aktivitetet

E mërkurë, 5 shtator 2018

PROPOZIM GJERMAN PËR KRIJIMIN E INSTITUCIONIT AVOKAT I USHTRISË, PËR KONTROLL TË PARLAMENTIT MBI ARMATËN 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me Rejnholld Robe, ish-deputet në Bundestagun gjerman dhe ish-avokat në Armatën e Republikës Federative të Gjermanisë.

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Hari Llokvenec, shprehu falënderim për vizitën, duke e pasur parasysh kontributin e mysafirit në Parlamentin e Gjermanisë dhe në përgjithësi në jetën shoqërore, si dhe falënderim për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Gjermanisë për vendin tonë.

Në një moment specifik për Republikën e Maqedonisë, në prag të vizitës së kancelarit gjerman, referendumit, aspiratave euroatlantike dhe proceseve reformuese, veçanërisht vlerësohet mundësia për t'u dëgjuar një përvojë e pasur ekspertësh.

Në fokusin e bisedimeve ishte propozimi i ish-deputetit Robe për krijimin e institucionit avokat i ushtrisë, sipas nevojave në vendin tonë. Ky funksion ekziston në Gjermani që nga vitet e 50-ta, që është krijuar pas luftës, me qëllim të kontrollit të fuqishëm të Parlamentit mbi Armatën. Avokati i ushtrisë ka të drejta të veçanta kushtetuese, ndër të cilat, të ketë të drejtë pa paralajmërim të kryejë inspeksion në ushtri dhe ministri. Nga ana tjetër, Robe informoi se duke u udhëhequr nga përvoja në të kaluarën, Kushtetua e Gjermanisë lejon që ushtarët të mos u binden urdhrave të cilat konsiderojnë se bien ndesh me ligjet.

Në këtë drejtim, me ndihmën e Gjermanisë, me mbështetjen e Fondacionit Fridrih Ebert dhe me konsensusin e marrë nga Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, të krijohen legjislativë të rinj për përmirësimin e sektorit të sigurisë, në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Gjithashtu, ish-avokati Robe propozoi krijim të Grupit të veçantë për miqësi ndërmjet Parlamentit të Maqedonisë dhe Parlamentit të Gjermanisë, i bëri ftesë Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri për vizitë në Gjermani dhe dëshiroi referendum të suksesshëm për anëtarësim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. 

Click