Aktivitetet

E enjte, 25 prill 2019

PUNËTORIA E OSBE SI MBËSHTETJE E PLANIT STRATEGJIK TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Misioni i OSBE-së në Shkup organizoi punëtori dyditore për të punësuarit në Sektorin e trupave punues, si mbështetje e Planit strategjik të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Nevoja për këtë trajnim doli nga konstatimet dhe rekomandimet e analizës funksionale të shërbimit të Kuvendit të realizuar nga ana e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Fondacioni për demokraci Vestministër dhe konsultimet me Sektorin e trupave punues.

Gjatë punës dyditore, pjesëmarrësit diskutuan aktivisht për çështjet lidhur me formimin dhe zhvillimin e ekipeve efektive.  Duke i pasur parasysh reformat aktuale dhe të ardhshme si pjesë e procesit për aderim në BE, roli i shërbimit të Kuvendit dhe sektorët e tij do të jenë me rëndësi ende më të madhe.  Andaj, formimi dhe mbajtja e ekipeve efektive të cilët mund t'i mbështesin deputetët në punën e tyre të përditshme është parakusht për reforma të mëtutjeshme, qëllimi i të cilave është shërbim profesional dhe efikas. 

Click