Aktivitetet

E martë, 26 nëntor 2019

QASJA E RE E PARALAJMËRUAR PËR ZGJERIMIN E BASHKIMIT EVROPIAN – IDETË DHE SFIDAT 

Në mbledhjen e sotme para Këshillit Nacional për Eurointegrime, mbajti fjalim ambasadori francez z. Kristian Timonie i cili theksoi se për Republikën e Francës projekti Evropian do të vazhdojë të realizohet për integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një Bashkim Evropian të rinovuar. Ideja e Francës është krijimi i një sistemi të ri funksional dhe më të shpejtë të integrimit sesa ai i mëparshmi, i cili, sipas propozimit, do të arrihet përmes 4 parimeve dhe 7 fazave të aderimit. Siç është cekur në Non-pejpërin për reformimin e procesit të aderimit në BE, qasja e rinovuar duhet të bazohet në parimet e: aderimit gradual, kushtet e rrepta, përfitimet konkrete dhe reverzibilitetin.

"Ne dëshirojmë që procesi të përfundojë deri në fund të janarit, gjë që do të mundësojë trasimin e rrugës për në Zagreb në një mënyrë më të besueshme. Për këtë do të duhet që edhe Komisioni i ri Evropian t'u përgjigjet dëshirave tona, por gjithashtu duhet që edhe vendet anëtare të tregohen konstruktive, "theksoi në fjalimin e tij ambasadori Timonie. Nga shteti pritet të vazhdojë realizimi i reformave në fushat kryesore dhe të tregohet progres në miratimin e ligjeve të nevojshme, në veçanti të ligjit për prokurorinë publike. 

Në mbledhjen morën pjesë Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Politikë të Jashtme, Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatat civile. Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani theksoi se mbledhja e Këshillit Nacional është një platformë e vërtetë për debat, ku mund të jepet një pasqyrë për gjithë procesin e integrimit evropian mund të shkurtohet pas Samitit të BE-së në tetor. Sipas z. Osmani, vendi po përballet me një sfidë të re dhe është e nevojshme t'i qasemi në mënyrë konstruktive nevojës së BE-së për të reformuar procesin e zgjerimit. "Synimet janë të mira dhe të sinqerta, është e qartë se procesi negociues burokratik nuk jep rezultate, por ne nuk kemi frikë nga reverzibiliteti i procesit. Bllokadat politike kanë qenë arsyeja e ngecjes deri më tani, kështu që pengesat teknike do të tejkalohen, ”theksoi Osmani.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se merita për rezultatet e arritura është e të gjitha qeverive deri më tani, dhe se në kuadër të nismës franceze, ne si shtet duhet të japim një kontribut sa më të lartë në mënyrë që të marrim një metodologji të re dhe cilësore në kohën e duhur. Zëvendëskryeministri Osmani tha se nuk ka dilemë se vendi ishte i gatshëm të marrë një datë për negociata në tetor dhe pikërisht këtu është zhgënjimi. Janë transponuar ë 3.000 akte juridike të BE-së nga gjithsej 9.000 ose 1/3 e harmonizimit, të cilat asnjë vend tjetër nuk i ka arritur para se t'i fillojë negociatat. Megjithatë, ai theksoi se "ne po vazhdojmë me reformat jo për shkak të BE-së, por për veten tonë". Ai i bëri thirrje opozitës të jetë konstruktive dhe deri në pranverë të miratohet ligji për prokurinë publike që të hiqet edhe ajo vërejtje të mund të bëhet para samitit në Zagreb vitin e ardhshëm.

Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Nikolla Poposki vlerësoi se ekzistojnë dy arsye kryesore për mosmarrjen e vendimit për fillimin e negociatave - e para është që shtetet anëtare nuk konsiderojnë se kjo çështje është shumë e rëndësishme për ta, dhe e dyta është që publiku në shtetet anëtare nuk ka ushtruar presion ndaj Këshillit Evropian për miratimin e vendimit. Sipas Poposki, ndryshimi i metodologjisë nuk do të dëmtojë Maqedoninë dhe Shqipërinë, por më së shumti do të reflektohet mbi Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat tashmë janë duke negociuar. Nga kërkesat aktuale të Francës gjithçka mund të zbatohet edhe me rregulloren aktuale evropiane, përveç qasjes në fondet strukturore. Poposki beson se vendimi i BE-së do të varet nga tre faktorë: politika e brendshme në vendet anëtare të BE-së; marrëdhëniet midis anëtarëve të BE-së dhe pozicioni i BE-së në raport me botën.

Sipas të njëjtës logjikë, janë edhe tre zgjidhjet si prioritare për vendin: rregullimi i politikës së brendshme; rregullimi i marrëdhënieve midis vendeve, përkatësisht ndërtimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dhe besimi për shtetësi dhe motivi i ballafaqimit të mëvetësishëm të problemeve të brendshme. Poposki sugjeroi nevojën që qeveria të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj opozitës dhe shoqërisë civile dhe nevojën për transparencë në proces.

"Hapi i parë duhet të jetë rishikimi i qasjes për zhvilliin e negociatave nga Maqedonia drejt BE-së, atë që e kemi për momentin është mos transparenca, seanca e mbyllur e Qeverisë,të miratohet një program për atë se kush do t'i zhvillojë negociatat, dhe në cilin drejtim do të zhvillohen ato ”, theskoi Poposki.

Nënkryetarja e Këshillit Nacional, znj. Ivana Tufegixhiq konsideron se non-pejpëri është një çështje që duhet të diskutohet më shumë brenda BE-së, pasi është një propozim nga një shtet anëtar. Pajtohet që reforma e procesit të anëtarësimit është e nevojshme sepse kërkon shumë kohë dhe ka mekanizma të mjaftueshme për të matur në mënyrë efektive procesin e integrimit në BE. Vlerësoi se me mosmiratimin e vendimit në Këshillin Evropian u vu në pikëpyetje serioze kredibiliteti i BE-së, e me këtë vihet në pikëpyetje edhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pikëpamjet e Presidentit të Francës nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë anëtare të BE-së ose t'u ofrohet atyre formë tjetër të partneritetit me BE-në, duhet të qartësohet nga liderët evropianë.

Tufegxhiq shprehu pakënaqësi për ekzistimin e porosive konfuze nga liderët e BE për të ardhmen e vendeve kandidate dhe se reflektohen negativisht në disponimin e qytetarëve për perspektivën evropiane. Ambasadorit Timonie iu bë një pyetje – edhe sa dokumente të reja do të marrë Maqedonia përderisa pret që 14 vjet për datë për fillimin e negociatave. Pritja e të rinjve që vendi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2025 bazohet në deklaratën e dhënë të Kryetarit të Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker. 

Anëtarja e Këshillit Nacional znj. Shpresa Hadri shprehu kënaqësinë që Non-pejpëri ishte një temë diskutimi në mbledhjen e Këshillit përpara se të miratohej nga BE-ja. Shpreson se do do të merren në konsideratë dhe do të shqyrtohen vërejtjet eventuale për të. Duke riafirmuar mbështetjen për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, megjithëse kishte një zgjënjim, përsëri jepet shpresë qërtë duke vërtetuar se qëllimi kryesor i negociatave është anëtarësimi i plotë në BE i përforcuar me kritere të reja.

Anëtari i Këshillit Nacional z. Emil Dimitriev konsideron se dokumenti do të pranohet nga Komisioni Evropian duke pasur parasysh atë që është propozuar nga një vend anëtar me ndikim i BE-së. Mund të ndihmojë në përmirësimin e kapacitetit dhe gatishmërisë së vendit tonë për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian. Pikat kryesore në dokumentin francez janë që Bashkimi Evropian e mban pozicionin të transparencës që është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe në dokumentin nuk propozohet alternative të anëtarësimit të plotë të Ballkanit Perëndimor. Këto pika premtojnë shumë dhe japin shpresë për një përgatitje më të mirë të vendit në procesin e bisedimeve.

Deputeti Betian Kitev theksoi se propozimi i Francës e rehabilitoi procesin e zgjerimit pas mosmarrjes së vendimit të Këshillit Evropian dhe jep një shans për të ruajtur më tej optimizmin e Maqedonisë për agjendën e BE-së. Kitev përkujtoi se Republika e Francës më 29 dhe 30 prill të këtij viti promovoi një Strategji të Ballkanit Perëndimor që korrespondon me procesin e Berlinit dhe përmban katër baza: zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i vendeve të Ballkanit Perëndimor, siguri më të mirë, reforma në drejtësi dhe investime në mbrojtje. Kitev vlerësoi se ekziston një përplasje midis pozicioneve franceze dhe frikës së Francës se çdo zgjerim i ri rrezikon pozicionin e saj në BE. Është i bindur se qëndrimi i Francës që procesi i anëtarësimit të jetë gradual dhe reverzibil, është një çast për të cilën duhet të prononcohen edhe vendet tjera anëtare, por duhet të mendohet nëse edhe kjo zgjidhje do të jetë e qëndrueshme në planin afatgjatë.

Në fjalimin përmbyllës, ambasadori i Republikës së Francës Kristian Timonie theksoi se zgjerimi i BE-së nuk është një qëllim në vetvete, por duhet të bëhet për të forcuar Evropën, por edhe për t'i forcuar edhe vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE dhe të japin kontributin e tyre për një Evropë më të fortë. "Ne e kuptojmë padurimin dhe do të ndihmojmë me praninë tonë. Tani jemi duke negociuar për kornizat ligjore dhe nënshkrimin me Agjencinë Franceze të Zhvillimit, "theksoi ambasadori Timonie. Opinioni publik francez është evropian, qytetarët kërkojnë një Evropë e cila është në gjendje t'i mbrojë ato ndonjëherë nga fenomene joliberale, por edhe jashtë konkurrencës jolojale. Synimi i metodologjisë së re është të arrihet suksesi i përbashkët në zgjerimin, dhe vendet që aderojnë të jenë mjaft të përgatitura dhe kompatibile për të realizuar projektin e përbashkët evropian.

Click