Aktivitetet

E mërkurë, 28 nëntor 2018 

REKOMANDIME PËR NISMË MË TË MADHE PËR PROMOVIM TË TURIZMIT LOKAL 

Në sesionin e rregullt të Asamblesë parlamentare të Dimensionit parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore (DP-NEQ), që mbahet në Zagreb, Republika e Kroacisë, e cila njëkohësisht është edhe kryesues me NEQ këtë vit, mori pjesë edhe Delegacioni i DP-NEQ të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari Fadil Zendeli dhe anëtarët Mirsada Emini-Asani. Tema në Konferencë ishte "Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe komunitetet lokale". 

Fadil Zendeli në fjalimin e tij potencoi aftësitë dhe mekanizmat në industrinë turistike në nivel lokal dhe rajonal në pajtim me "Strategjinë për zhvillim të turizmit 2016-2021" dhe theksoi se një prej detyrave kryesore e çdo qeverie është që ta mbështesë dhe vazhdimisht ta përmirësojë rëndësinë turistike dhe cilësinë e shërbimeve të vendit, para se gjithash me nisma në nivel lokal dhe rajonal. Ai dha një analizë të shkurtër të përparësive dhe mangësive, si dhe të pengesave kryesore për zhvillim turistik profesional të Republikës së Maqedonisë. 

"Pikërisht në këtë drejtim rreth zhvillimit të turizmit lokal, rekomandimet janë se duhet të përmirësohet vetëdija për turizmin te popullata lokale përmes nismave për promovim dhe spikatje të rëndësisë ekonomike, nismave për informim të popullatës lokale për mundësitë e industrisë turistike, si dhe nismave për ngritje të vetëdijes në lidhje me çështjet themelor lidhur me turizmin", theksoi Zendeli. 

Në fund të Konferencës u miratua Deklarata e përbashkët për drejtimet dhe rekomandimet për vendet anëtare për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm si dhe konkluzioni se zhvillimi i turizmit ka rëndësi të madhe për vendet e gjithë Rajonit dhe më gjerë.  Njëkohësisht, u përshëndet edhe kryesimi i ardhshëm me NEQ të Republikës së Italisë, në vitin 2019.   

Click