Aktivitetet

E hënë, 13 nëntor 2017

Rinia është njëri ndër elementet më të rëndësishme në shoqëri

Klubi për Çështjet dhe Politikat Rinore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizoi takim me shefen e Sektorit për Rini në Këshillin e Evropës, znj. Antie Rotemund.

Në takimin e parë ndërkombëtar zyrtar, koordinatorja e Klubit, znj. Ivana Tufegxhiq, e informoi mysafiren se ideja e këtij Klubi është që deputetët nga parti të ndryshme të diskutojnë për çështjet rinore dhe të gjejnë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen ata, së bashku me sektorin joqeveritar, institucionet qeveritare dhe organizatat rinore. Klubi, i mbështetur nga Kryetari dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, ka realizuar planifikim strategjik të aktiviteteve. 

Qëllimi i takimit ishte të dëgjohen përvojat, praktikat dhe politikat, të cilat do të ndihmojnë që Klubi për Çështjet dhe Politikat Rinore të bëhet urë përmes së cilës të rinjtë do të mund t'i shprehin idetë e veta dhe këto të interpretohen në Dhomën Ligjvënëse. 

Duke shprehur falënderim për takim, znj. Rotemund theksoi se rinia është njëri ndër elementet më të rëndësishme në shoqëri dhe shumë është me rëndësi qasja e saj në politikat për të drejtat e njeriut dhe të drejtat sociale.
Ajo bisedoi për programet rinore evropiane, si Erazmusi, për Zyrën Rajonale për bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor, për këshillat rinore lokale në Maqedoni, për Ligjin për të rinj, për mënyrën e buxhetimit dhe përvojat e ngjashme në funksionimin si pjesë e Sektorit për Rini në Këshillin e Evropës.

Zonja Rotemund e potencoi rëndësinë nga përfshirja dhe qasja e të rinjve nga tërë vendi në strukturat, të mësojnë si funksionon sistemi, t'u sqarohet dhe ata të kuptojnë se vërtetë janë dëgjuar.

Në fund, ishte shprehur kënaqësia nga takimi dhe shpresa se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave dhe ideve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Click