Aktivitetet

E martë, 5 nëntor 2019

SASOLI: MOSMARRJA E DATËS NUK ËSHTË GABIM HISTORIK, POR NGECJE HISTORIKE 

Koordinatorët e Grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive tjera politike nga Kuvendi, realizuan takim me David Maria Sasolli, kryetar i Parlamentit Evropian, me të cilin kryesoi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. 

Në fjalimin e tij hyrës, Kryetari Sasolli theksoi se ka ardhur që ta dëgjojë mendimin e grupeve politike pas dëshpërimit pasi të gjithë kanë pritur hapje të procesit aderues në këshillin e fundit evropian.  Ai theksoi se bashkë me kryetarët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, Donalld Tusk dhe Zhan-Kllod Junker, u kanë dërguar shkresë të përbashkët kryetarëve dhe kryeministrave, për ta shqyrtuar këtë vendim.

“Ky nuk është gabim historik, por ngecje historike”, ishte decid Sasolli, duke pasur parasysh atë që Këshilli nuk tha “jo”, por vetëm e prolongoi dhënien e datës.  Gjithashtu, ai informoi se të tre vendet që nuk dhanë “dritë të gjelbër”, tanimë e rishqyrtojnë vendimin.  Ai bëri thirrje se nuk duhet të ndërpritet, por doemos duhet të kemi besim dhe data do të merret vetëm nëse vazhdojmë rrugën të cilën e kemi filluar. 

Koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së dhe Koalicioni, Jovan Mitrevski, shprehu keqardhje për vendimin e Këshillit, sepse pritjet për marrje të datës janë arsyetuar pas përmbushjes së të gjitha vërejtjeve nga Komisioni Evropian.  Edhe krahas vendimit të tillë, si shumicë parlamentare mbeten të përkushtuar në BE dhe NATO, të përgatitur edhe për mbikëqyrje më të rreptë, sepse në atë mënyrë do të ndjehen më shpejt vlerat evropiane. Liljana Zaturoska, zëvendëskoordinatore e Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, shprehu  dëshpërim nga mosmarrja e datës, duke pasur parasysh atë që reformat e arritura kanë dhënë sinjal pozitiv.  Pikërisht kjo është një periudhë e rëndë për t'u bindur qytetarët se BE-ja nuk është skeptike për zgjerimin.  

Koordinatori i Grupit parlamentar i BDI-së, Ejup Alimi, theksoi se shoqëria jonë i përket shoqërisë evropiane dhe shfaqi shpresë për rishqyrtim të vendimit të Këshillit.  Vendin tonë e përbëjnë më shumë komunitete dhe nuk mund të ketë kohezion më të mirë për integrimin euroatlantik, theksoi Alimi. 

“Dëshpërimi ishte i madh, por shpresat ende më të mëdha” – theksoi Emilija Aleksandrova, si koordinatore e Grupit të pavarur parlamentar nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni. Si deputetë, vazhdoi ajo, kemi detyrë për t’i miratuar reformat, jo vetëm për shkak të rrugës evropiane, por vlerat evropiane t’ua sjellim qytetarëve tanë. 

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, theksoi se kjo vizitë e njeriut të parë të Europarlamentit është shenjë e mirë për qëndrimin e tij ndaj shtetit tonë, për dhënie shpresë dhe rikuperim nga goditja e dhënë.  “Nëse kjo “jo” dëgjohet edhe në dekadat e ardhshme, do të jetë dëshpërim i madh.  Neve na duhet një “PO” e madhe, jo për datën e plotë, por për fillimin e negociatave, ndërsa ne duhet ta japim maksimumin që të vijmë te këto dy shkronja të mëdha”, përfundoi Gashi”.

Përfaqësuesja e Aleancës për Shqiptarët, Arta Toçi, nënvizoi se alternativa e vetme për vendin është BE-ja.  Dëshpërimi nga mosmarrja e datës në tetor, mund të mbjellë frikë nga mundësia për paraqitje të strukturave të reja dhe drejtimeve tjera të lëvizjes.  Nuk mjafton vetëm politika e jashtme, por doemos duhet të ketë reforma edhe brenda, në arsimin, në sistemin juridik. 

Dëshpërim nga mosmarrja e datës dhe deputetja nga PDSH-ja, Merail Uzeiri - Ferati, sepse humben shpresat për perspektivë, krijohet mundësi për konflikte potenciale në rajonin dhe largim të të rinjve.  Sepse është e domosdoshme që të rishqyrtohet vendimi, të fillojë procesi dhe të kthehet shpresa. 

Panço Minov, si deputet i pavarur i GROM-it, theksoi se nuk është i dëshpëruar nga mosmarrja e datës, sepse reagimet nga komuniteti ndërkombëtar flasin se kjo do të ndodhë së shpejti.  Ai i përmendi Marrëveshjet me Greqinë dhe Bulgarinë, si kusht i përmbushur politik për eurointegrime dhe marrja e tillë e datës në mënyrë të paarsyetuar, e vë në pikëpyetje përmbushjen e tyre. 

Edhe përfaqësuesja e Lëvizjes Besa, Teuta Bilalli, u pajtua se përcaktimi strategjik i vendeve janë BE dhe NATO dhe se ato si parti janë gjithmonë "për" familjen e madhe evropiane.  Në lidhje me mosmarrjen e datës, ajo theksoi se kjo nuk duhet të paraqesë demotivim, por intensifikim të reformave. 

Në fjalimin përfundimtar, kryetari i dhomës legjislative evropiane, shprehu kënaqësi që pavarësisht dëshpërimit të përbashkët, nga diskutimet ka fituar një dozë optimizmi dhe vërtetim për qëndrim të përbashkët nga partitë e ndryshme politike. Ceku dy punë të cilat janë të domosdoshme, dhe atë: së pari, të vazhdohet me rrugën drejt BE-së që Këshilli Evropian ta shqyrtojë dosjen për vendin tonë që sa më shpejtë, dhe së dyti - forcat politike t'i vazhdojnë reformat.  Ai është i bindur se me hyrjen e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, do të definohet një fazë historike e integrimit, sepse nuk ka Bashkim të fuqishëm Evropian, nëse nuk definohet hapësira e Evropës.  

Click