Aktivitetet

E premte, 15 nëntor 2019, Bruksel 

SEMINAR I DEPUTETEVE PËR MEDIAT SOCIALE NË PARLAMENTIN EVROPIAN 

Deputetet e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladanka Aviroviç dhe Sllagjana Mitovska, morën pjesë në seminarin për mediat sociale për parlamentaret në Parlamentin Evropian në 13 dhe 14 nëntor 2019 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Deputetet në seminar realizuan takime bilaterale, ku diskutuan dhe shkëmbyen përvojat me: Andreas Shider, eurodeputet nga Austria dhe Kryetar i Parlamentit Evropian për Stabilizim dhe shoqërim të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, dhe Gvendolin Dellbos-Korfild, zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Femrave dhe Barazi dhe Sensitivitet Gjinor në Parlamentin Evropian.

Tema kryesore të seminarit dhe takimeve joformale ishin: roli i Parlamentit Evropian dhe vendi i tij në kornizën institucionale të Bashkimit Evropian në fushën e mediave sociale, roli i Komisionit Evropian në fushën e mediave sociale, veprimtaritë e Parlamentit Evropian në fushën e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Parlamenti Evropian dhe delegacionet për marrëdhënie me parlamentet e Ballkanit Perëndimor, rezolutat e hartuara nga Parlamenti Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Malit të Zi, dhe tema të tjera.

Qëllimi i seminarit ishte shkëmbimi i përvojave të Parlamentit Evropian, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Malit të Zi në fushën e mediave sociale.


Click