Aktivitetet

E hënë, 23 shtator 2019 

SHËNIMI I 23 SHTATORIT – DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS SË SHENJAVE 

Me rastin e shënimit të 23 shtatorit – Ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave, Instituti parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Lidhjen nacionale për personat e shurdhër dhe personat me dëgjim të dobët, organizoi tryezë të rrumbullakët në të cilën u bisedua për mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit dhe Lidhjes Nacionale. 

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë tre deputetë anëtarë të Grupit parlamentar ndërpartiak për personat me aftësi të veçanta nga Kuvendi dhe përfaqësues nga të gjitha 17 organizatat komunale të cilët janë anëtarë të Lidhjes nacionale. 

Evenimenti u shfrytëzua edhe për prezantimin e aktiviteteve të cilat i ka ndërmarrë Instituti parlamentar, ndërsa janë të dedikuara për kategoritë vulnerabile të qytetarëve, me theks të veçantë për personat e shurdhër dhe ato me dëgjim të dobët. 

Para të pranishmëve u ndanë edhe afishe me gjuhën e shenjës, që paraqesin materiale të reja edukative-informative të përpunuara nga ana e Institutit. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi ndërmerr aktivitete për promovimin e kulturës së transparencës së pushtetit ekzekutiv përmes përfshirjes dhe informimit të të gjitha kategorive të qytetarëve dhe shoqatave, si dhe përmes shqyrtimit të mundësive për bashkëpunim të ardhshëm.  

Click