Aktivitetet

E shtunë, 14 dhjetor 2019

Shërbimi i Kuvendit do të përfshihet në aksionin "Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë"

Të punësuarit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u përfshinë masovikisht në aksionin "Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë".

Ata e pastruan hapësirën përreth godinës së Kuvendit, si dhe pjesën e Shtëpisë së ARM-së dhe rrugën "Dame Gruev".

 

Mbeturinat që u grumbulluan, u përzgjodhën nga të punësuarit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbeturina të plastikës dhe mbeturina të tjera në qese të veçanta të mbeturinave.

Në bashkëpunim me ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit, si dhe shërbimeve profesionale përkatëse, mbeturinat e grumbulluara u shpërndanë në lokacionet përkatëse.

 

Aksioni "Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë" është organizuar së bashku me shoqërinë civile "Mos u bëj mbeturinë", dhe është ndihmuar nga Zyra e BE-së në Shkup dhe ambasadori Samuel Zhbogar.

Qëllimi i tij kryesor, përveç pastrimit të lokacioneve të caktuara, është kryesisht për të rritur ndërgjegjësimin midis qytetarëve. 

Click