Aktivitetet

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Shkëmbimi i shpeshtë i përvojave për politikat ekonomike dhe thellimi i ekonomive nacionale 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me Grupin Parlamentar për marrëdhënie interparlamentare me Republikën e Maqedonisë të Kuvendit të Ukrainës, në përbërje: z. Andrij Shinjkoviq, kryetar i Grupit dhe anëtarët: z. Mihajllo Kobcev dhe Roman Macolla.

Kryetarja e Komisionit, znj. Liljana Kuzmanovska, në fjalimin e vet u shpreh e kënaqur për marrëdhëniet e mira me Ukrainën dhe sugjeroi se këto do të vazhdojnë edhe më tutje, se angazhimet e qeverisë së re janë të tilla, veçanërisht në lidhje me shkëmbimet ekonomike dhe tregtare.

Ajo bëri fjalë për tatimin e barazuar dhe i njoftoi mysafirët me punën e Komisionit. 

Mysafirët i njoftuan anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet me sistemin e tyre tatimor.

Njëherit sugjeruan se kanë filluar të zbatojnë më tepër reforma ekonomike sepse në periudhën e kaluar janë ballafaquar me përqindjen e lartë të ekonomisë joformale dhe mbushjen e pamjaftueshme të fondit pensional në Ukrainë. 

Ata theksuan se reformat kanë filluar të japin rezultate. 

Nga të dyja palët ishte potencuar nevoja nga shkëmbimi i rritur tregtar ndërmjet të dyja vendeve duke i pasur parasysh lidhjet e mira të deritanishme dhe potencialet ekonomike me të cilat disponojnë Republika e Maqedonisë dhe Ukraina.

Gjithashtu, shpresojnë nga bashkëpunimi i thellë dhe intensiv ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve dhe në pjesën e bashkëpunimit parlamentar kontakte të shpeshta ndërmjet anëtarëve të komisioneve kompetente për buxhet.

Të dyja palët u pajtuan për shkëmbimin e shpeshtë të përvojave për politikat ekonomike dhe për thellimin e ekonomive nacionale. 

Click