Aktivitetet

E hënë, 5 nëntor 2018 

SHOQËRIA CIVILE MË E RËNDËSISHME PËR ZHVILLIM TË DEMOKRACISË

Kryetari Milloshoski, në këto çaste kryesore për Maqedoninë, shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Austria ia jep Maqedonisë në procesin e integrimeve evropiane. Ai theksoi se është veçanërisht i rëndësishëm edhe kryesimi i Austrisë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmë vjetorin nga ky vit. 

Kuvendi ka formuar Grup parlamentar për bashkëpunim me Këshillin Nacional të Republikës së Austrisë gjë që e tregon përkushtimin, përmes bashkëpunimit të përhershëm bilateral dhe këmbimit të përvojave për t'i përforcuar lidhjet miqësore ndërmjet qytetarëve të të dyja shteteve. 

Me qëllim avancimin e marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit, Sobotka propozoi nënshkrim të Memorandumit për mirëkuptim, si bazë për bashkëpunim profesional ndërmjet shërbimeve të Kuvendit dhe Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë. 

Sobotka i përshëndeti hapat e deritanishme të cilat Maqedonia i ka bërë për marrje të datës për fillimin e negociatave, njëkohësisht theksoi se për zhvillim të demokracisë më e rëndësishme është shoqëria civile. 

Anëtarët e pranishëm e informuan mysafirin për aktivitetet në Kuvend dhe ngjarjet e fundit në skenën politike, gjithashtu bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe përvoja për çështjet për forcimin e pavarësisë së gjyqësisë, Marrëveshjen e Prespës dhe nevojën për ndryshimet kushtetuese, rezultatin nga referendumi i paradokohshëm, rezultatet zgjedhore, rolin e opozitës, kodin e sjelljes së deputetëve, parashikueshmërinë kohore për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe përfshirjen e shoqërisë civile. 

U theksua se Austria vazhdimisht dhe në mënyrë të hapur e mbështet procesin e zgjerimit të BE-së dhe përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë. 

Click