Aktivitetet

E mërkurë, 15 maj 2019 

SHPRESA E DEMOKRACISË ËSHTË NË DUART E FEMRAVE 

Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti takim pune me kryetarin e ri të Institutit demokratik nacional nga Uashingtoni z. Derek Miçell, i shoqëruar nga z.  Robert Benxhamin, drejtor rajonal i NDI-së për Evropën Lindore Qendrore. 

Qëllimi i takimit ishte që kryetari Derek si mbështetës i punës së Klubit të deputeteve të diskutojë me deputetet për: aktivitetet e deritanishme, arritjet dhe përvojat nga puna, për mbështetjen nga NDI-ja, dhe planet e ardhshme. 

Në takimin e punës përveç anëtarëve të kryesisë së Klubit të deputeteve, ishin të pranishëm:  z.  Kris Henshou, drejtor i NDI-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut; Aleksandra Cvetkovska, menaxhere e lartë e programeve të NDI-së në Maqedoni; Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Cvetanka Ivanova; ndërsa ishin të ftuar edhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Takimin e hapi kryetarja e Klubit të deputeteve, znj. Gjulumser Kasapi me fjalim hyrës. Në fjalimin e saj kryetarja shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme nga NDI-ja që në fillim të vitit 2003 për realizimin e qëllimit të Klubit të deputeteve, për avancimin e statusit dhe pozitës së femrave dhe vendosjen e mundësive të barabarta të femrave dhe meshkujve.  

Ajo theksoi se me rëndësi të veçantë është që të përmendet periudha menjëherë pas fillimit të mandatit të saj si kryetare e Klubit, kur mbështetja nga ana e NDI-së ishte kryesore në tejkalimin e çasteve të vështira. Në periudhën zgjedhore në Maqedoni, fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit, kur kishte një pikëpyetje e madhe nëse dhe kush do ta formojë Qeverinë - një kohë e ndjeshme e polarizimit ku femrat parlamentare fillimisht u mblodhën bashkë dhe me qëndrime të përbashkëta duke i tejkaluar barrierat e partive politike kontribuan për përparimin e Maqedonisë në këtë proces dhe mundësinë që politika ta kryejë punën e vet. Pikërisht femrat, atëherë ishin ato që duke e mbajtur Klubin e deputeteve aktiv, kanë punuar bashkë dhe përveç kushteve sfiduese, i bashkuan suksesshëm të gjitha partitë politike. 

Fjalimin e saj Kasapi e mbaroi me një pjesë të arritjeve më të reja të Klubit, dhe theksoi se edhe në të ardhmen bashkë me mbështetjen e NDI-së, do të synojë të realizojë qëllimet strategjike duke vazhduar që të luftojë me të gjitha femrat nga rajoni, sepse rajonit i nevojiten femrat për ndryshime të ambientit të përgjithshëm politik. Derek Miçell duke theksuar se është nder që të shihen në një vend femrat anëtare të të gjitha partive politike duke i lënë anash interesat partiake punojnë për interesat kombëtare të shtetit. Ai theksoi se NDI-ja e mbështet zhvillimin e demokracisë në mbarë botën dhe se nuk mund të kemi demokraci pa femrat, nëse ato janë lënë anash ose janë diskriminuar sepse femrat janë gjysma e popullatës, dhe nëse nuk ka demokraci nuk mund të realizohet gjithë potenciali i vendit. Ai potencon edhe faktin se në shumë demokraci në botë dhe në shumë sisteme politike aktorët e njëjtë i bëjnë punën e njëjtë në mënyrën e njëjtë dhe ndonjëherë kjo mund të jetë në rregull, por doemos duhet të hapen sistemet për perspektiva të reja dhe nevojitet që femrat, të rinjtë, femrat e reja të jenë të përfshirë që të arrihet progres në shoqëri. Në fund theksoi se NDI-ja dëshiron të jetë partner në këtë angazhim për barazi gjinore me mbështetjen dhe solidarizimin e saj. 

Drejtori rajonal i NDI-së, z. Robert Benxhamin theksoi se atë që e bën NDI-ja për barazinë gjinore dhe lidershipin e femrës nuk është vetëm normë por është futur në praktikë. Ai konstatoi se femrat liderë përveç asaj që kërkojnë të kenë ndikim mbi proceset politike përmes pozitave të tyre, ato e shfrytëzojnë edhe udhëheqësinë e tyre që t'i ndryshojnë proceset, ta reformojnë sistemin dhe të mundësojnë barazi më të madhe gjinore. Pikërisht për këtë arsye NDI-ja e mbështet dhe do të vazhdojë edhe më tutje ta mbështesë punën e Klubit të deputeteve. 

Gjatë takimit u zhvillua diskutim në të cilin deputetet ndanë qëndrime dhe mendime të tyre për drejtimin në të cilin duhet të lëvizë Klubi i deputeteve.  

Në fund të takimit Derek Miçell, krenar gjatë diskutimit, dhe i frymëzuar nga bashkimi i parlamentareve theksoi se nuk mund t'i paramendojë meshkujt kështu të bashkuar në një vend dhe se shpresa e demokracisë është në duart e femrave. 

Click