Aktivitetet

E mërkurë, 12 dhjetor 2018

Shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen nr. 17 si trup punues amë, në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, të parashtruar nga deputetet: Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Nikica Korubin, Irena Stefoska, Ivana Tufegxhiq, Mileva Gjorgieva, Shpresa Hadri, Mirsada Emini Asani dhe Snezhana Kaleska Vançeva.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm Bllage Cvetkoviq, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe Bllagojçe Veselinovski, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit, si përfaqësuese e propozuesve, deputetja Maja Moraçanin e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligj.

Në diskutim morën pjesë deputetët: Liljana Popovska, Dime Vellkovski, Tatjana Prentoviq, Zhaklina Peshevska dhe Maja Moraçanin, si dhe drejtori Atanasov.

Deputetja Popovska në diskutimin e vet theksoi se propozim-zgjidhjet ligjore janë fokusuar në nevojën nga zvogëlimi i qenve të braktisur nëpër rrugë përmes tredhjes dhe kontrollit efikas. Njëherit, e theksoi nevojën nga regjistrimi i kanakarëve duke pasur parasysh faktin se ky është kontroll i shkëlqyeshëm. Diskutoi edhe për keqpërdorimin e qenve që kontribuon për gjendjen e shkaktuar kaotike. 

Deputeti Vellkovski theksoi se problemi me qentë me ligj nuk mund të zgjidhet menjëherë, por e theksoi nevojën për zgjidhjen e problemit konkret me kanakarët. Dyshon në pjesën e zgjidhjeve të propozuara ligjore në lidhje me tredhjen e kanakarëve, por edhe shpreh kënaqësi në pjesën e vënies së çipit dhe marrjes së pasaportave për kanakarët. Konkludoi se edhe pse ky është Propozim-ligj i mirë, ky duhet të përjetojë përpunim shtesë.

Nga ana e vet, deputetja Prentoviq e mbështet iniciativën e deputeteve dhe angazhimin e Agjencisë për vënien e çipit kanakarëve. Qëllimi i propozuesve është i qartë, por duhet të respektohet edhe mendimi i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari se për një periudhë të shkurtër do të vijojë propozim-zgjidhja e re ligjore, tha Prentoviq.

Deputetja Peshevska theksoi se problemi me mbarështimin e qenve duhet të jetë prioritet, sepse siguria e qytetarëve është rrezikuar. Sugjeroi se duhet të zvogëlohen çmimet për sterilizimin e kanakarëve dhe të bëhet korrigjimi i çmimeve për dënimet.

Në këtë kontekst, Moraçanin shpjegoi se propozuesit e kësaj zgjidhjeje ligjore kanë menduar në lidhje me gjobat dhe rritjen e tyre, si dhe atë se mbajtja e kanakarit nuk është prioritet dhe çështje ekzistenciale për qytetarët. Theksoi se nevojitet pronësi më përgjegjëse e pronarëve të kanakarëve.

Drejtori Atanasov e shpjegoi faktin se Agjencia çka ka punuar në periudhën e fundit, e kjo është furnizimi i çipave dhe ndarja e tyre falas për pronarët, bashkëpunimi me shoqëritë veterinare, se janë zbatuar trajnime të shumta për menaxhimin e strehimoreve, është rritur numri i strehimoreve, është vendosur komunikimi i përhershëm me BNJVL-në. Njëherit, sugjeroi edhe se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm me tredhjen e kafshëve. Duke e mbështetur nevojën nga miratimi, theksoi se Propozim-ligji duhet të përjetojë përpunim shtesë. Gjithashtu, shtoi se Propozim-ligji rregullon edhe dispozita tjera dhe ky është vendosur në Regjistrin Elektronik Nacional të Rregullave - ENER.

Në fund, Komisioni me 4 vota „kundër“ dhe 3 vota „të përmbajtura“ konkludoi se ky Propozim-ligj, në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit, nuk pranohet dhe nuk duhet të jepet në lexim të mëtejmë.





Click