Aktivitetet

E premte, 24 nëntor 2017

Standardizimi i raporteve të cilat organet dhe institucionet i dorëzojnë në Kuvend

Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive mbajtën takim pune me përfaqësuesit e organeve dhe institucioneve të cilat kanë bazë ligjore të dorëzojnë raporte në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të cilat janë në kompetencë të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Ky takim është pjesë e aktiviteteve të cilat Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, i mori në drejtim të standardizimit të raporteve të cilat organet dhe institucionet i dorëzojnë në Kuvend. 

Në takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, Këshillit Buxhetor Gjyqësor, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Komisionit për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publik, Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve, Agjencisë së Administratës, Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë, Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës së Kundërvajtjes. 

Zëvendëskryetari i Komisionit, z. Hari Llokvenec, në fjalimin e vet u shpreh i kënaqur nga prezenca dhe interesimi i institucioneve për procesin e standardizimit të raporteve. Ai bëri fjalë për nevojën nga standardizimi i formës së raporteve, si dhe nevojën që organet dhe institucionet të përfshihen në këtë proces, me qëllim të përcaktohet forma e raportit e cila do t'i përmbajë të gjitha informatat dhe e cila do të jetë pasqyrë e punës së organit apo institucionit. 

Fjalim në emër të Misionit të OSBE-së në Shkup pati z. Ninosllav Vasileviq, udhëheqës i seksionit për sundim demokratik dhe kohezion social. Z. Vasileviq u shpreh i kënaqur nga fillimi i procesit të standardizimit të raporteve në drejtim të përmirësimit të standardeve të njoftimit, me të edhe realizimit efikas të mbikëqyrjes së Kuvendit. 

Në takim u prezantuan konstatimet e para nga hulumtimi në zyrë, të cilat kanë të bëjnë me kornizën ligjore dhe kushtetuese që e rregullon funksionin e Kuvendit për kontrollin dhe mbikëqyrjen politike, ligjet materiale të cilat e rregullojnë statusin juridik dhe obligimin e institucioneve të parashtrojnë raporte vjetore në Kuvend, strukturën e raporteve vjetore dhe zbatimin e tyre praktik. 

Në takim nga ana e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe INDEP u prezantua edhe procesi dhe metodologjia e shfrytëzuar gjatë standardizimit të raporteve vjetore në Kuvendin e Kosovës.

Në fund të takimit, nga anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesit e institucioneve u kontraktuan aktivitetet e radhës dhe korniza kohore për zbatimin e tyre. 

Click