Aktivitetet

E martë, 5 nëntor 2019

TAKIM I DEPUTETËVE POPOSKI DHE MANASKOVA ME PËRFAQËSUES TË DELEGACIONIT JAPONEZ 

Deputeti Nikolla Poposki së bashku me deputeten Magdalena Manaskova dje në Kuvend realizuan takim me delegacionin japonez. Takimi ishte e induar nga ana e delegacionit japonez e cila është përbërë nga ekspertë në sferën e mjedisin jetësor, ekologji dhe buxhet.

Në fillim të takimit, përfaqësuesit të delegacionit japonez prezantuan të dhëna nga studimi i tyre fizibiliti për Liqenin e Ohrit si dhe për statusin e tashëm dhe gjendjen e liqenit. Interesimi i delegacionit japonez për mbrojtje t Liqenit të Ohrit është për shkak të faktit se gjithashtu liqeni i tillë ekziston në Japoni i cili daton milionë vite prapa. Liqeni Biva gjithashtu është ballafaquar me probleme ekologjike megjithatë është gjetur mënyrë për ruajtjen dhe mbrojtjen e të njëjtë. Delegacioni ende kryen hulumtim dhe grumbullon të dhëna nga target grupe më të ndryshme të cilit punojnë në problematikën e Liqenit të Ohrit, dhe të cilat janë drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte të prekura me këtë problem.

Deputetët Nikolla Poposki dhe Magdalena Manaskova u falënderuan për përkrahjen e cila vjen nga ana e Japonisë dhe kërkoi të barten praktika dhe metodologji që është përdorur në Japoni, teknologjik e cila është shfrytëzuar me qëllim të gjendet zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme për Liqenin e Ohrit. E shprehën përkrahjen e tyre të plotë për këtë projekt dhe përgatitjen të përfshihen në të njëjtin. Pritet takim i sërishëm ku par grumbullimit të të gjitha të dhënave relevante do të bëhet projekt i cili jo vetëm financiarisht por edhe në mënyrë metodologjike do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhje për parandalimin e ndotjes së liqenit.

Click