Aktivitetet

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Takim i Komisionit për Financim dhe Buxhet me Fondin Monetar Ndërkombëtar 

Kryetari dhe anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kanë mbajtur takim me Stiven Simanski, përfaqësues i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në takim u këmbyen mendime për qëllimet fiskale, përgjegjësinë fiskale dhe transparencën fiskale në Republikën e Maqedonisë, si dhe për përpjekjet për formim të Këshillit Fiskal.

Kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Liljana Kuzmanovska i dëshiroi mirëseardhje të përzemërt z.  Simanski dhe theksoi se përpjekje e të gjithë faktorëve politikë në Republikën e Maqedonisë është të ekzistojë transparencë më e madhe në krijimin e politikave fiskale, si dhe në shpenzimin e mjeteve publike. Kryetarja Kuzmanovska shtoi se në funksion të rritjes së transparencës nevojitet Strategji Fiskale, të cilën Qeveria e parashtron në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të miratohet nga ana e Kuvendit para miratimit të Buxhetit për vitin e ardhshëm. Me këtë do të mundësohet debati për buxhetin të fillojë shumë më herët dhe të përmirësohet procesi buxhetor në tërësi.

Përfaqësuesi i FMN-së bëri të ditur se është në Republikën e Maqedonisë me qëllim për të ndihmuar gjatë vendosjes së rregullave fiskale dhe formimin e Këshillit Fiskal në shtet. Qeveria e Republikës së Maqedonisë është angazhuar të formojë Këshill Fiskal, në funksion të përgjegjësisë dhe transparencës më të madhe gjatë zbatimit të politikave fiskale, ndërkaq Fondi Monetar Ndërkombëtar është i gatshëm të jep përkrahjen e nevojshme.  Këshilli Fiskal duhet të jetë trup i pavarur që do të sigurojë vlerësime të paanshme, informata dhe të dhëna për politikën fiskale të cilën e zbaton Qeveria. Anëtarët e këtij Këshilli duhet të jenë neutral në aspekt politik dhe me përvojë të caktuar pune në fushën financiare.

Kryetarja e Komisionit, znj. Liljan Kuzmanovska, theksoi se ekziston përkrahje për formim të Këshillit Fiskal si trup të pavarur ekspertësh. Njëkohësisht, znj. Kuzmanovska informoi se planifikohet formim i Zyrës Buxhetore e cila, gjithashtu do të bën analiza të dokumenteve fiskale të Qeverisë, pra së këtejmi parashtrohet pyetja nëse nuk do të ketë kolizion të kompetencave dhe funksioneve të këtyre dy trupave.

Në diskutimin morën pjesë deputetët, z. Dragan Cuklev dhe znj. Keti Smileska.

Në fund, takimi u vlerësua në mënyrë pozitive dhe u shpreh mirënjohje për përkrahjen të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar i jep Republikës së Maqedonisë. 



Click