Aktivitetet

E mërkurë, 30 gusht 2017

Takim i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri me delegacionin e Britanisë

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizoi takim me Delegacionin e Britanisë së Madhe, të udhëhequr nga këshilltari i lartë për mbrojtje dhe siguri i Seksionit për stabilizim, z. Stefan Gllover.

Në fjalimin hyrës, kryetari i Komisionit z. Maksim Dimitrievski, duke u dëshiruar mirëseardhje të ftuarve, i njoftoi për përbërjen dhe kompetencat e Komisionit. Njëkohësisht, ai i vlerësoi marrëdhëniet me Britaninë e Madhe si tradicionalisht miqësore, duke shprehur falënderim për mbështetjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe për përdorimin e emrit kushtetues.

Në fokusin e bisedimeve ishte përpunimi i Pasqyrës Strategjike të Mbrojtjes dhe si Britania e Madhe do të kishte ndihmuar në realizimin e të njëjtit, përmes këmbimit të përvojave, interesave të përbashkëta, partneritetit afatgjatë, edukimit të kuadrit, logjistikës, ndihmës teknike dhe financiare.

Gjithashtu, u theksua kontributi i vendit tonë në misionet paqeruajtëse të NATO-s dhe në ballafaqimin me krizën e migrantëve, dhe në atë kontest qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë të bëhet anëtare e 30-të e Aleancës.

Në vizitën e tij të parë në Republikën e Maqedonisë, z. Gllover, shprehu falënderim për mikpritjen dhe mundësinë për takime me persona nga institucione të ndryshme dhe shprehu gatishmëri për këmbimin e përvojave dhe ndihmën në përpilimin e Pasqyrës Strategjike për mbrojtje, si dokument me të cilin duhet të shihet mbrapa, por para së gjithash përcaktohet se çfarë duhet të bëhet në të ardhmen në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë.

Të pranishmit shprehën bindjen për kontributin e Komisionit për Mbrojte dhe Siguri në përpilimin e Pasqyrës strategjike për mbrojtje, me konsensus politik dhe etnik.

Click