Aktivitete

E martë, 9 korrik 2019

Takim i Kryetarit Xhaferi me anëtarët e Shoqatës Divan, përfaqësuesit e Këshillit Nacional Boshnjak dhe Lidhjes Demokratike Boshnjake     

Takimi i sotëm i Shoqatës "Divan" që është organizatë joqeveritare nga fusha e kulturës, ruajtjes së vlerave të përbashkëta dhe avancimit të të drejtave të boshnjakëve, përfaqësuesit e Këshillit Nacional Boshnjak dhe Lidhjes Demokratike Boshnjake me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte me rastin e shënimit të njëzetekatër vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, BeH.

 

Kryetari Xhaferi theksoi se 11 korriku 1995 është ditë e cila kurrë nuk guxon të përsëritet dhe paraqet leksion dhe mesazh për të gjithë popujt dhe kombet paqedashës se duhet të vazhdojnë ta kultivojnë paqen dhe bashkëjetesën. Ai gjithashtu nënvizoi se edhe në të ardhme do të vazhdojë të kultivohet bashkëpunimi tradicionalisht i mirë me bashkësinë boshnjake këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të paraqesë nder për të që do e paraprijë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shënimin e përvjetorit në Srebrenicë më 11 korrik, bashkë me deputetët Zeqir Ramçiloviq dhe Ferid Muhiq, të cilët po ashtu ju drejtuan mysafirëve të pranishëm me mesazhin se ky krim dhe gjenocid nuk guxon kurrë më të përsëritet.

 

Në takim u drejtuan edhe një pjesë e mysafirëve të pranishëm nga shoqata "Divan", përfaqësuesit Këshilli Nacional Boshnjak dhe nga Lidhja Demokratike Boshnjake. Ato shprehën falënderim ndaj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe ndaj Kryetarit Xhaferi që në përvjetorin e këtij evenimenti në Srebrenicë, vendin tonë do e përfaqësojë delegacion i nivelit më të lartë, i paraprirë personalisht nga Kryetari i Kuvendit dhe kjo paraqet një realitet të ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksuan përfaqësuesit e këtyre shoqatave. 




                                                                                                        

 
a

Na ndiqni në: